PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 284: Krijimi i Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Sistemin e Drejtësisë

1Prokurori i Përgjithshëm harton një listë me emrat e të gjithë prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të prokurorive në nivel apeli, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe ia dërgon atë menjëherë Presidentit të Republikës.

2Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë harton një listë me emrat e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe të gjyqtarëve të gjykatës administrative të shkallës së parë, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe ia dërgon atë menjëherë Presidentit të Republikës.

3Kryetari i Gjykatës së Lartë harton një listë me emrat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe ia dërgon atë menjëherë Presidentit të Republikës.

4Kryetari i Gjykatës Kushtetuese harton një listë me emrat e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në këtë ligj për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe ia dërgon atë menjëherë Presidentit të Republikës.

5Në rast se një ose disa nga institucionet e përmendura në pikat 1 - 4, të këtij neni, nuk e paraqesin listën, Presidenti i Republikës e harton listën vetë në bashkëpunim me Zyrën e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Mosparaqitja e listës përbën shkelje disiplinore për subjektet e përmendura në pikat 1 - 4 të këtij neni.

6Presidenti i Republikës organizon shortin për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit të përkohshëm të emërimeve në drejtësi pa vonesë. Procedurat e shortit dokumentohen nga Presidenti i Republikës. Procedurat e shortit zhvillohen në prani të Avokatit të Popullit, i cili harton dhe bën publik një raport monitorimi mbi procedurën e shortit.

7Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi zgjidhen në përputhje me nenin 179, pika 11, të Kushtetutës.

8Presidenti i Republikës boton një relacion për procesin e zgjedhjes në faqen zyrtare të Presidencës. Avokati i Popullit publikon raportin monitorues në faqen zyrtare të tij.

9Anëtarët e Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi i nënshtrohen rivlerësimit me përparësi.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment