1Në qoftë së në përfundim të afatit të përmendur në nenin 42, pika 1, të këtij ligji, dekani i fakultetit të drejtësisë nuk ka thirrur mbledhjen e Asamblesë së Personelit Akademik për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor, thirrja e mbledhjes bëhet nga rektori i IAL-it.
2Në këtë rast, thirrja e mbledhjes së Asamblesë së Personelit Akademik për përzgjedhjen e kandidatit bëhet përmes shpalljes në faqen zyrtare të IAL-it, si dhe i dërgohet secilit prej anëtarëve të personelit akademik në adresën elektronike.
3Mosthirrja e mbledhjes përbën shkelje disiplinore për dekanin e fakultetit të drejtësisë.