PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 6: Procedura disiplinore

1Shkeljet disiplinore të anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor hetohen nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në bazë të procedurave dhe rregullave të parashikuara në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2Gjykata Kushtetuese shqyrton ankimet kundër vendimeve të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankesës ose mbylljen e hetimit ndaj anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

3Gjykata Kushtetuese vendos pezullimin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor në rastet e parashikuara në Kushtetutë.

4Procedura disiplinore ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos në bazë të ligjit “Për Gjykatën Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, dhe ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment