PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 7: "Zgjedhja e anëtarëve gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kushtet për t’u zgjedhur "

1Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve zgjedh 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas raportit të mëposhtëm:

atre prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të shkallës së parë. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të shkallës së parë jashtë Tiranës;

bdy prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të apelit. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të apelit jashtë Tiranës;

cnjë prej të zgjedhurve është gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

2Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

anë kohën e kandidimit, të kenë ushtruar funksionin e gjyqtarit për të paktën 10 vjet;

bnë kohën e kandidimit, nuk duhet të jenë kryetarë të një gjykate ose anëtarë të organeve drejtuese të grupeve të interesit, të tilla si shoqata gjyqtarësh, sindikata gjyqtarësh etj.; etc.;

ctë jenë vlerësuar të paktën “shumë mirë” në dy vlerësimet e fundit të performancës etike dhe profesionale;

çtë mos kenë masë disiplinore në fuqi;

dtë mos kenë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

dhtë mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;

etë mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve të inteligjencës;

ënë kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të parashikuar në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.

3Çdo gjyqtar i Gjykatës së Lartë, që plotëson kushtet ligjore të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, ka të drejtë të kandidojë.

4Çdo gjyqtar i shkallës së parë dhe i apelit, që plotëson kushtet ligjore të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, dhe që siguron mbështetjen e së paku 10 kolegëve nga e njëjta shkallë e gjyqësorit, ka të drejtë të kandidojë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment