1Çdo organ publik, person fizik ose juridik bashkëpunon me Këshillin e Lartë Gjyqësor duke i vënë në dispozicion informacione ose dokumente, të cilat i nevojiten Këshillit për ushtrimin e funksioneve të tij.
2Çdo organ publik, person fizik ose juridik paraqitet ose dërgon përfaqësues në mbledhjet plenare ose të komisioneve të Këshillit për të paraqitur prova dhe dëshmuar në lidhje me çdo çështje që lidhet me ushtrimin e funksioneve të Këshillit.