1Në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për çështjet e mëposhtme në lidhje me të gjithë gjyqtarët, përveç gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese:
aemërimin;
bcaktimin në pozicion;
ctranferimin;
çngritjen në detyrë;
dkomandimin dhe riemërimin;
dhvlerësimin e veprimtarisë etike dhe profesionale;
evendosjen e masave disiplinore dhe pezullimin;
ëçdo detyrë tjetër e caktuar me ligj.