PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 91: Qasja në drejtësi dhe marrëdhëniet me publikun

1Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për mbarëvajtjen e marrëdhënieve të gjyqësorit me publikun. Në këtë kuadër, Këshilli kryen detyrat e mëposhtme:

akrijon, zhvillon, dhe mirëmban një portal elektronik në internet, me qëllim ofrimin e informacionit të duhur për qasjen në drejtësi, përfshirë informacion të detajuar për strukturën e gjyqësorit dhe të gjykatave të veçanta, natyrën dhe qëllimin e procedurave gjyqësore, ndihmën juridike, kohëzgjatjen mesatare të çështjeve, tarifat gjyqësore, mjetet alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe çështje të tjera me interes publik;

bbën të mundur që secila gjykatë të ketë hapësirën e saj të veçantë në portalin në internet dhe t’i lejohet të publikojë në të të dhëna për gjykatën dhe çështjet gjyqësore;

cmerr masa që publiku dhe palët e interesuara të informohen mbi veprimtarinë e gjykatave, si dhe për çështje të veçanta gjyqësore;

çmiraton dhe përditëson, pas konsultimit me këshillat e gjykatave, udhëzuesit standard të shtypit.

2Këshilli cakton një nga anëtarët e tij për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun.

3Këshilli i Lartë Gjyqësor cakton të paktën një gjyqtar për mediat për çdo juridiksion apeli. Në ato raste kur komunikimi me publikun nuk mund të kryhet prej tij, shërbimi kryhet nga shërbimi i shtypit i Këshillit.

4Shkolla e Magjistraturës ofron trajnim për anëtarët e Këshillit, gjyqtarët për mediat, administratën e Këshillit dhe nëpunësit civilë gjyqësorë të përfshirë në veprimtaritë e marrëdhënieve me publikun.

5Shërbimet e marrëdhënieve me publikun kryhen bazuar në parimet e së drejtës për qasje në informacion, duke pasur parasysh mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, privatësisë dhe të dhënave personale, reputacionin dhe prezumimin e pafajësisë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment