1Këshilli i Ministrave miraton rregulla për politikat e përgjithshme shtetërore për sistemin e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë, që ndër të tjera parashikojnë:
amasat mbrojtëse, të cilat sigurojnë vetëm akses të organeve të sistemit të drejtësisë, përveç rasteve kur të dhënat janë me natyrë statistikore ose kur parashikohet ndryshe në ligj;
bsigurimin e asksesit të plotë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në të dhënat që përmbajnë të gjithë sistemet e teknologjisë së informacionit në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjykatat, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zyrat e prokurorisë;
cgarantimin e mbrojtjes së të dhënave personale dhe konfidencialitetin, si dhe mundësinë e çdo personi për të pasur një proces të rregullt gjyqësor ose mundësinë e një autoriteti publik për kryerjen e një hetimi penal;
çpër organizimin dhe funksionimin e qendrës së teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë pranë njërit prej institucioneve të drejtësisë dhe të përcaktojë kompetencat saj.
2Në përputhje me politikat e përgjithshme në fushën e teknologjisë dhe sigurisë së informacionit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpunim me qendrën e teknologjisë së informacionit për sistemin e drejtësisë është përgjegjës për:
azhvillimin ose pjesëmarrjen në zhvillimin e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit për përdorim në gjykata;
bmenaxhimin, koordinimin, monitorimin dhe mbikëqyrjen e përdorimit të teknologjisë së informacionit në gjykata;
cpërcaktimin e sistemit të zbatueshëm të sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve dhe kujdeset që sistemi të përdoret në çdo gjykatë;
çpërcaktimin e rregullave për funksionimin, dhe sigurinë e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të përdorura dhe të ruajtura nga sistemi;
dmirëmbajtjen e sistemit elektronik të teknologjisë së informacionit të çështjeve, në përputhje me rregullat e parashikuara në shkronjën “b” të këtij neni;
dhofrimin e asistencës teknike për gjykatat në përdorimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve;
epërmirësimin periodik të sistemit, për të siguruar zbatimin e kërkesave funksionale të gjykatave, të vetë Këshillit dhe të organeve të tjera brenda sistemit të drejtësisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet në ligjet procedurale;
ësigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
fgarantimin që sistemi elektronik i teknologjisë së informacionit të të dhënave gjeneron informacione statistikore, të cilat janë të nevojshme për punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të organeve të tjera dhe që përputhen me standardet europiane për treguesit e punës së gjyqësorit, të tilla si norma e evadimit të çështjeve, numri i çështjeve për gjyqtar, kohëzgjatja mesatare e çështjeve dhe kohëzgjatja e çështjeve në proces në raport me kohëzgjatjen mesatare etj.;
gpërcaktimin e rregullave për përdorimin e detyrueshëm të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, njësimin e futjes së të dhënave dhe për saktësinë e të dhënave.