1Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për të shprehur mendime dhe për të bërë propozime lidhur me ndryshimet në legjislacionin, që mund të ndikojë në punën e gjyqësorit dhe çdo çështje tjetër që është nën përgjegjësinë e Këshillit.
2Në veçanti, Këshilli ushtron detyrat e mëposhtme:
ashqyrton funksionimin e rregullave të procedurës gjyqësore civile, penale ose administrative;
bbën rekomandime për ndryshimin e rregullave të procedurës gjyqësore civile, penale ose administrative;
cjep përgjigje për kërkesat e ardhura nga ministrat për të dhënë mendim mbi një projektligj ose ndonjë çështje tjetër që mund të ndikojë mbi sistemin gjyqësor ose gjykatat; dhe
çmund të japë mendim mbi një projektligj ose ndonjë çështje tjetër që mund të ndikojë mbi sistemin gjyqësor ose gjykatat, duke ia drejtuar një ministri ose ndonjë organi tjetër.
3Këshilli i propozon Ministrit të Drejtësisë ushtrimin e nismës për ndryshime ligjore në lidhje me çdo çështje që është nën përgjegjësinë e tij.