PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 96: Zbatimi i buxhetit gjyqësor

1Në zbatim të kompetencave të parashikuara në nenin 95 të këtij ligji, Këshilli i Lartë Gjyqësor kryen detyrat e mëposhtme:

andihmon gjykatat në hartimin e projektbuxheteve të tyre vjetore;

bmbledh dhe analizon të dhëna mbi zbatimin e buxhetit dhe të ardhurat e siguruara nga gjykatat;

cmbikëqyr dhe këshillon gjykatat mbi teknikat dhe procedurat e përshtatshme dhe efiçiente që lidhen me menaxhimin financiar të tyre;

çvendos standarde të praktikave më të mira dhe objektiva të performancës, në lidhje me administrimin financiar të gjykatave;

dsiguron trajnim për stafin gjyqësor mbi menaxhimin financiar të gjykatave;

dhndërmerr projekte me synimin për të përmirësuar menaxhimin financiar të gjykatave;

emerr hapa të tjerë për të lehtësuar gjetjen e fondeve të mjaftueshme dhe të vazhdueshme për gjykatat;

ëbashkëpunon dhe kërkon fonde nga agjencitë e tjera vendase dhe ndërkombëtare në lidhje me funksionet e Këshillit.

2Për të zbatuar detyrat, e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, si pjesë përbërëse dhe funksionale e Këshillit krijohet njësia e administrimit të buxhetit gjyqësor.

3Njësia e administrimit të buxhetit gjyqësor ka këto kompetenca kryesore:

astudion dhe përcakton nevojat për buxhet të të gjitha hallkave të gjyqësorit në bashkëpunim me sektorët financiarë të gjykatave të të gjitha niveleve;

bpërpunon treguesit financiarë që kanë lidhje me kërkesat dhe veprimtarinë e gjykatave;

ckontrollon përdorimin e fondeve që u janë dhënë gjykatave sipas destinacioneve.

4Lidhur me veprimtarinë e njësisë së administrimit të buxhetit gjyqësor Këshilli ushtron këto kompetenca:

amiraton projektbuxhetin vjetor dhe afatmesëm të propozuar nga njësia për çdo nivel të gjykatave dhe ia dërgon atë për shqyrtim organit kompetent për shqyrtim dhe miratim, në përputhje me përcaktimet e legjislacionit përkatës;

bauditon dhe monitoron përdorimin fondeve të akorduara dhe analizon kërkesat e gjykatave për fonde që mund të lindin gjatë vitit buxhetor.

5Fondet në dispozicion të Këshillit dhe të gjykatave përdoren për këto qëllime:

apër pagat dhe sigurimet shoqërore të anëtarëve dhe personelit të Këshillit, si dhe të gjyqtarëve, nëpunësve civilë gjyqësorë dhe punonjësve të tjerë të gjykatave;

bpër plotësimin e nevojave për shpenzimet operative të Këshillit dhe të gjykatave, si dhe për veprimtari të tjera gjyqësore;

cpër ndërtimin ose meremetimin e godinave, si dhe për investime të tjera;

çpër mbulimin e shpenzimeve të gjykatave, lidhur me dhënien e ndihmës së detyrueshme juridike në rastet e parashikuara në dispozitat ligjore të veçanta.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment