PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË   |   115/2016

Neni 95: Buxheti vjetor i Këshillit dhe i gjykatave

1Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe sistemi gjyqësor financohen nga Buxheti i Shtetit dhe burime të tjera të ligjshme.

2Buxheti vjetor i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe sistemit gjyqësor është pjesë e Buxhetit të Shtetit dhe ndjek të gjitha procedurat e hartimit dhe zbatimit të tij, të parashikuara në legjislacionin përkatës.

3Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për hartimin e buxhetit vjetor dhe afatmesëm të tij në konsultim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave.

4Këshilli i Lartë Gjyqësor merr pjesë në mbledhjen e Kuvendit ku diskutohet projektbuxheti i sistemit gjyqësor;

5Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për mbikëqyrjen e shpenzimeve, shpërndarjen e fondeve dhe mbajtjen e llogarive të sakta, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment