PËR RIVLERËSIMIN KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË   |   84/2016

Neni 4: Objekti dhe parimet e procesit të rivlerësimit

1Procesi i rivlerësimit kryhet mbi bazën e tre kritereve:

avlerësimi i pasurisë;

bkontrolli i figurës; dhe

cvlerësimi i aftësive profesionale.

2Komisioni dhe Kolegji i Apelimit janë institucionet që vendosin për vlerësimin përfundimtar të subjekteve të rivlerësimit. Vendimi merret bazuar në një ose disa prej kritereve, në vlerësimin e përgjithshëm të tre kritereve, ose në vlerësimin tërësor të procedurave.

3Procesi i rivlerësimit fillon menjëherë, me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Kur çështja është gati për t’u shqyrtuar, institucionet e rivlerësimit vendosin brenda një afati sa më të shpejtë të mundshëm.

4Çështjet për rivlerësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe për Prokurorin e Përgjithshëm do të trajtohen me përparësi në kohë nga institucionet e rivlerësimit.

5Komisioni dhe Kolegji i Apelimit ushtrojnë funksionet e tyre si institucione të pavarura dhe të paanshme, mbi bazën e parimeve të barazisë përpara ligjit, të kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, të proporcionalitetit dhe të parimeve të tjera që garantojnë të drejtën e subjekteve të rivlerësimit për një proces të rregullt ligjor.

6Kur është rasti, institucionet e rivlerësimit mund të zbatojnë edhe procedurat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative ose në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, nëse këto procedura nuk janë parashikuar nga dispozitat e Kushtetutës ose të këtij ligji.

7E drejta e informimit, e parashikuar në ligjin “Mbi të drejtën e informimit”, mund të kufizohet duke respektuar parimin e proporcionalitetit nëse dhënia e informacionit shkakton një dëm të qartë dhe të rëndë për administrimin e procesit të rivlerësimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment