1Procesi i vlerësimit të subjekteve të rivlerësimit kryhet nga Komisioni, Kolegji i Apelimit, komisionerët publikë, në bashkëpunim me vëzhguesit ndërkombëtarë.
2Kolegji i Apelimit shqyrton ankimet ndaj vendimeve të Komisionit dhe ka mandat 9-vjeçar.
3Kolegji i Apelimit gjatë mandatit të tij, në përputhje me Kushtetutën, ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe legjislacionit që rregullon çështjet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ka juridiksion të shqyrtojë:
ashkeljet disiplinore të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;
bankimet kundër vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për vendosjen e masave disiplinore ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe inspektorëve të tjerë.