1"Sektori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Hetimet e Përbashkëta në Prokurorinë e Posaçme është përgjegjës për koordinimin e punës së saj me autoritetet e shteteve të tjera. Sektori shërben si ndërlidhës me organet e huaja në shërbim të ecurisë së hetimeve apo hetimeve të përbashkëta. "
2"Sektori drejtohet nga një prokuror i posaçëm, i caktuar nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për një periudhë trevjeçare. "
3"Punonjësit e këtij sektori duhet të kenë diplomë masteri të nivelit të dytë në drejtësi ose arsim të lartë juridik të njësuar me të sipas ligjit për arsimin e lartë. "
4"Ndërlidhësi duhet të ketë të paktën pesë vite përvojë në fushën e drejtësisë, si dhe duhet të zotërojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze. "