1"Të gjitha organet e pushtetit shtetëror dhe të gjitha subjektet juridike, të cilat, në kryerjen e aktiviteteve të tyre, vijnë në dijeni për rrethana dhe të dhëna për vepra penale të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, janë të detyruar t’i referojnë këto rrethana ose të njoftojnë menjëherë Byronë Kombëtare të Hetimit ose Prokurorinë e Posaçme. "
2"Të gjitha organet shtetërore janë të detyruara të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për hetimin e çështjeve penale, sipas legjislacionit në fuqi. "
3" Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemet e informacionit apo bazat e të dhënave të administruara nga institucionet shtetërore, që përmbajnë informacionin e duhur për hetimin e veprave penale të parashikuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale. Organet shtetërore kanë detyrim të japin informacion brenda 24 orëve ose, në qoftë se baza e të dhënave ekziston, t’i japin akses të drejtpërdrejtë Prokurorisë së Posaçme. Ky akses vendoset në mënyrë të përhershme brenda një afati kohor të arsyeshëm, por jo më shumë se 6 muaj dhe vetëm në bazë të një kërkese me shkrim nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme drejtuar titullarit të institucionit shtetëror. "
4Parashikimet e bëra në pikën 3 të këtij neni nuk zbatohen për sistemet e informacionit apo bazat e të dhënave që janë të certifikuara si sekret shtetëror. Aksesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në sistemet e informacionit apo bazat e të dhënave duhet të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror.