1"Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit lirohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur: "
ai përfundon mandati;
bjep dorëheqjen;
cmbush moshën e pensionit.
2"Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit shkarkohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kur: "
adënohet me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
bpër shkelje të Kushtetutës apo për shkelje të rëndë të ligjit gjatë kryerjes së detyrës;
cpër shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës gjatë ushtrimit të funksioneve;
ç"kur dalin fakte të reja që janë verifikuar dhe janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara për emërim. "
3"Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pezullon Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nëse ai bëhet subjekt i një hetimi penal. Pezullimi vazhdon për aq kohë sa do të ekzistojnë shkaqet e tij. "