1"Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e vazhdueshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë çdo mungese të drejtorit. "
2"Zëvendësdrejtori është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe ka të paktën 3 vjet eksperiencë pune në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese. "
3"Zëvendësdrejtori emërohet nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, pas një procesi të hapur dhe transparent të përzgjedhjes, me mandat 4-vjeçar dhe me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. "
4"Zëvendësdrejtori, pas mbarimit të mandatit, gëzon të drejtën të kthehet në pozicionin e mëparshëm si hetues. "
5Zëvendësdrejtori raporton te Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
6"Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit shkarkohet nga detyra nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimet e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, kur: "
adënohet me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
bpër shkelje të Kushtetutës apo për shkelje të rëndë të ligjit gjatë kryerjes së detyrës;
cpër shkelje të rënda dhe shumë të rënda të disiplinës gjatë ushtrimit të funksioneve;
ç"kur dalin fakte të reja që janë verifikuar dhe janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara për emërimin e tij. "
7"Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar në rekomandimin e përbashkët të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, pezullon Zëvendësdrejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit nëse ai bëhet subjekt i një hetimi penal. Pezullimi vazhdon për aq kohë sa do të ekzistojnë shkaqet e tij. "