1Hetuesi është punonjës i Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili është përgjegjës për hetimin.Ai gëzon statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe kryen hetime vetëm nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.
2"Kandidati për hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet pas një procesi rekrutimi, që mbështetet në praktikat më të mira të rekrutimeve konkurruese, të cilat parashikohen në një rregullore të hartuar dhe miratuar nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, në përputhje me nenin 38 të këtij ligji. "
3"Një kandidat mund të emërohet si hetues vetëm pasi të ketë përfunduar trajnimin përkatës dhe të ketë shfaqur aftësitë, që garantojnë kryerjen e detyrave sipas standardeve të kërkuara profesionale, në përputhje me nenin 38 të këtij ligji. "
4"Emërimi i hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit bëhet nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. "
5"Hetuesi caktohet nga Drejtori i Byronë Kombëtare të Hetimit ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme që të punojë me një prokuror të Prokurorisë së Posaçme. Hetuesi nuk mund të caktohet në një detyrë tjetër pa pëlqimin e prokurorit të posaçëm apo të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. "