"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 41: Largimi i punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit

1"Punonjësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, pas përfundimit të trajnimit të nevojshëm dhe emërimit në detyrë, shërben për një periudhë jo më pak se shtatë vjet në Byronë Kombëtare të Hetimit, përveç rasteve kur ai shkarkohet sipas parashikimeve të këtij neni. "

2Punonjësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit shkarkohet nga drejtori, me pëlqimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, nëse:

a"është dënuar për një vepër penale nga një gjykatë penale në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër; "

b"është vlerësuar nga një komision mjekësh ekspertë si i paaftë nga ana shëndetësore për të qenë anëtar i Byrosë Kombëtare të Hetimit për të përmbushur detyrat dhe funksionet e parashikuara nga ky ligj; "

c"në përfundim të një procedure disiplinore, e cila e ka gjetur punonjësin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shkelje të rregullave të zbatueshme të sjelljes profesionale në më shumë se tri raste, dhe ai vlerësohet si i papërshtatshëm profesionalisht për të ushtruar detyrat e tij; "

ç"punonjësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit shkarkohet edhe kur dalin dhe vërtetohen fakte të reja, të panjohura më parë, të cilat kanë lidhje me arsimimin, kualifikimet apo besueshmërinë e punonjësit, ose të cilat kanë lidhje dhe janë në mospërputhje me kriteret për emërimin e tij. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment