"PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR "   |   95/2016

Neni 47: Siguria e personelit

1"Në zbatim të dispozitave përkatëse të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit u sigurohet mbrojtja personale sipas kërkesës, si më poshtë: "

a"kryetarët e gjykatave, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit mbrohen me shoqërim, me oficer e nënoficer; "

bgjyqtarët dhe prokurorët me shoqërim, me oficer.

2"Nëse kërkohet përkatësisht nga kryetari i gjykatës apo Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, sigurohet mbrojtje për anëtarët e familjes, banesat dhe/ose eskortë për gjyqtarët dhe prokurorët. "

3"Drejtorit, Zëvendësdrejtorit apo hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe anëtarëve të familjeve të tyre, për shkak të apo gjatë ushtrimit të detyrës, u sigurohet mbrojtje personale e jetës, shëndetit dhe pronës, nëse kërkohet nga Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. "

4Rregullat e detajuara mbi procedurat e sigurisë, sipas kësaj dispozite, parashikohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

5"Oficerët e caktuar për sigurinë e gjyqtarëve, prokurorëve, anëtarëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, familjeve dhe banesave të tyre nuk zëvendësohen pa marrë paraprakisht miratimin e kryetarit të gjykatës, Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme apo Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. "

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment