1"Policia e Shtetit garanton në mënyrë të vazhdueshme sigurinë e mjediseve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Shërbimet e sigurisë të Policisë së Shtetit kryejnë detyrat e tyre nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e kryetarit të gjykatës përkatëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe të Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, respektivisht. "
2"Rregullat e hollësishme mbi procedurat në lidhje me garantimin e sigurisë së këtyre institucioneve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. "