1"Kompetenca lëndore parësore e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar parashikohet në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, por nuk mund të tejkalojë kompetencën e përcaktuar nga neni 135, pika 2, të Kushtetutës. "
2"Gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokuroria e Posaçme janë kompetente për të shqyrtuar, hetuar dhe ndjekur penalisht çdo vepër penale, sipas pikës 1, të këtij neni, edhe në rastet kur nuk ngrihet akuzë kundër një zyrtari, sipas nenit 135, pika 2, të Kushtetutës, ose kundër një drejtuesi të një institucioni qendror ose të pavarur, sipas këtij ligji, ose nëse ai zyrtar publik ose zyrtar i lartë largohet gjatë kohëzgjatjes së hetimit. "