"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 101: Shkeljet disiplinore dhe çështje të veprimtarisë

1Magjistrati kryen shkelje disiplinore në këto raste:

akur vepron me pakujdesi në ushtrimin e detyrave që rrjedhin nga funksioni, sipas parashikimeve të bëra në pikën 2 të këtij neni;

bkur haptazi nuk i referohet ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesisë së rëndë, siç përcaktohet në treguesit e pikës 2, të këtij neni, ose dashjes, ose kur ka paaftësi të dukshme profesionale;

cnë çdo rast tjetër që, në mënyrë të pajustifikuar, kryen akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e magjistratit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë.

2Pakujdesia në ushtrimin e detyrës nga magjistrati konsiderohet shkelje disiplinore vetëm në rastet kur vërehen gabime, të cilat tejkalojnë ato që mund të ndodhin në rrethana normale nga një magjistrat mesatar. Kufijtë midis çështjeve që kanë lidhje me ushtrimin e funksionit dhe shkeljeve të disiplinës nga magjistrati caktohen duke marrë në konsideratë këta tregues:

ashkallën e pakujdesisë;

bshpeshtësinë e kryerjes së gabimit;

cpozicionin e magjistratit në sistem;

çnëse fusha e ligjit, në të cilën magjistrati ushtron funksionin, vlerësohet si shumë e ndërlikuar, e re ose nuk është zhvilluar sa duhet nga jurisprudenca gjyqësore ose e prokurorisë;

dmundësinë e ardhjes së dëmit dhe intensiteti i pasojave të mundshme nga shkelja; si dhe

dhçdo situatë që është jashtë kontrollit të magjistratit dhe që mund të shpjegohet në mënyrë të arsyeshme me keqfunksionimin e sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë si një i tërë.

3Në zbatim të këtij neni, shkeljet kryhen përmes veprimit dhe mosveprimit të magjistratit. Magjistrati që kryhen shkeljet disiplinore, në veçanti në rastet e parashikuara në nenet 102 deri në 104, të këtij ligji, ka përgjegjësi disiplinore sipas këtij ligji.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment