"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 102: Shkeljet disiplinore në lidhje me ushtrimin e funksionit

1Sipas parashikimeve të shkronjës “a” ose “b”, të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkelje disiplinore gjatë ushtrimit të funksionit gjyqësor janë në veçanti aktet dhe sjelljet e magjistratit si më poshtë:

amosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi ose gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit procedural, nëse magjistrati është ose vihet në dijeni të rrethanave të tilla;

b"kërkesa e magjistratit për heqje dorë dhe miratimi i saj, sipas rastit, nga kryetari, nëse këto veprime: i) nuk bazohen në shkaqet e parashikuara në ligj; ii) bëhen në mënyrë të qëllimshme për të krijuar përfitime të padrejta për palët dhe të tretët ose kur synojnë të shmangin magjistratin nga detyrimi ligjor për shqyrtimin e çështjes ose synojnë të krijojnë mundësinë e shqyrtimit të saj nga magjistratë të tjerë; iii) janë të vonuara në mënyrë të konsiderueshme; "

csjelljet, aktet dhe veprimet e tjera të magjistratit, të cilat, krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim/hetim ose ndjekja e objektivave, të cilat nuk kanë lidhje me detyrimet e magjistratit;

çndërhyrja ose çdo lloj ndikimi tjetër i papërshtatshëm në ushtrimin e detyrës të një magjistrati tjetër;

dpërdorimi i parregullt i punës së të tjerëve për përmbushjen e detyrimeve ligjore, që i përkasin ushtrimit të funksionit të magjistratit ose delegimi tek të tretët i aktiviteteve të caktuara magjistratit;

dhmospërmbushja, në mënyrë të qëllimshme ose të përsëritur dhe të pajustifikuar, përkatësisht, të funksioneve të gjykimit ose hetimit, si dhe e detyrave të tjera që i caktohen magjistratit për shkak të funksionit të tij;

evonesa dhe zvarritja e përsëritur dhe e pajustifikuar e veprimeve procedurale dhe e nxjerrjes së akteve gjatë ushtrimit të funksionit të magjistratit.

ëshkelja e përsëritur ose e rëndë e rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me pjesëmarrësit në proces, prokurorët, avokatët, dëshmitarët, ekspertët, subjektet e tjera të përfshira në proces, si edhe me kryetarin, kolegët dhe personelin e administratës gjyqësore;

fvonesa e përsëritur dhe e pajustifikuar për fillimin e seancës gjyqësore.

2Sipas parashikimeve të shkronjave “a” ose “c”, të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkeljet disiplinore gjatë ose në lidhje me ushtrimin e funksionit, brenda ose jashtë zyrës, janë në veçanti sjelljet dhe aktet e magjistratit si më poshtë:

amospërmbushja e pajustifikuar e detyrimeve për të qenë i gatshëm dhe për t’u paraqitur në detyrë për nevojat e ushtrimit të funksionit pranë gjykatave ose prokurorive, nëse ky detyrim përcaktohet nga ligji ose nga vendimet e organeve kompetente;

bshkelja e rëndë ose e përsëritur e dispozitave ligjore dhe nënligjore që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave ose prokurorive, në lidhje me funksionet e magjistratit në gjykim ose hetim;

cmoszbatimi pa shkaqe të justifikuara i vendimeve të dhëna nga Këshilli ose refuzimi i zbatimit të masës disiplinore të dhënë ndaj magjistratit;

çpengimi i Këshillit, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ose çdo organi tjetër publik në kryerjen e funksioneve të tij, sipas ligjit;

dmospërmbushja nga ana e kryetarit e detyrimeve të përcaktuara në ligj, në veçanti detyra për të garantuar përdorimin dhe mënyrën e përdorimit të sistemit të menaxhimit të çështjeve;

dhshkelja e detyrimit të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit, që rezultojnë nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar, duke përfshirë lehtësimin për shkak të neglizhencës në bërjen publike ose shpërndarjen e informacioneve konfidenciale.

ebërja publike e mendimeve që kanë dhënë ose janë dhënë nga magjistratët e tjerë gjatë procesit që akoma nuk ka marrë formën e një akti të bërë publik;

ëbërja e deklaratave publike në media për çështjet, me përjashtim të komunikimeve të magjistratit të shtypit brenda kufijve të detyrës së tij;

fmospërmbushja e kushteve shtesë për emërim për magjistratin që ushtron funksionin te gjykatat e posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në Prokurorinë e Posaçme;

gmospërmbushja në mënyrë të pajustifikuar e detyrimit për të marrë pjesë të paktën në numrin e përcaktuar të veprimtarive të trajnimit vazhdues, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me ligj.

3Sipas parashikimeve të shkronjës “a” ose “c”, të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkeljet disiplinore janë në veçanti mosnjoftimet nga ana e gjyqtarëve ose kryetarëve, si më poshtë:

amosnjoftimi i Këshillit nga magjistrati, lidhur me ekzistencën e rasteve të papajtueshmërisë ambientale të magjistratit për ushtrimin e funksionit të tij, e veçanërisht në rastet e parashikuara në nenin 8, të këtij ligji, ose për shkaqe të mbarimit të mandatit;

bmosnjoftimi nga magjistrati i drejtuesit të gjykatës ose prokurorisë dhe Këshillit për ndërhyrjet ose ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga magjistratët e tjerë;

cmosnjoftimi nga magjistrati i drejtuesit të gjykatës ose prokurorisë dhe Këshillit, si edhe organeve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet ose ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera;

çmosnjoftimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, nga ana e kryetarit, lidhur me fakte në dijeni të tyre që mund të përbëjnë shkelje disiplinore të magjistratit;

dmosnjoftimi i Këshillit, nga ana e kryetarit, lidhur me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, të rasteve të papajtueshmërisë, kufizimet e funksionit, papajtueshmërisë ambientale të magjistratit për ushtrimin e funksionit të tij, dhe në lidhje me çështjet për të cilat ligji parashikon mbarimin e mandatit të magjistratit.

4Sipas parashikimeve të shkronjës “b” të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkeljet disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës për veprimtaritë kryesore për gjykimin ose në zbatimin e ligjit janë në veçanti sjellje dhe veprimet e magjistratit, si vijon:

ashkelja e rëndë në mosrespektim ose zbatim të gabuar të ligjit procedural dhe material, në kryerjen e veprimeve procedurale;

bparashtrimi i dukshëm, i shtrembëruar i fakteve në aktet e nxjerra;

cnxjerrja e akteve të paarsyetuara ose që përmbajnë në arsyetim vetëm përfundime mbi ligjin e zbatueshëm pa parashtruar rrethanat e faktit, të cilat të çojnë në ligjin e zbatueshëm për zgjidhjen e çështjes, në të gjitha ato raste kur ligji kërkon nxjerrjen e aktit në formën e arsyetuar;

çnxjerrja e akteve ku pjesa përshkruese-arsyetuese parashtron arsyetime që janë haptazi në kundërshtim me pjesën urdhëruese të tij ose që nuk kanë lidhje me të;

dnxjerrja e akteve të cilat nuk lejohen nga ligji;

dhnxjerrja e akteve të paparashikuara nga dispozitat procedurale;

enxjerrja e akteve për caktimin e masave të sigurimit personal, të ndryshme nga rastet e parashikuara nga ligji.

5Përveç parashikimeve në pikën 4, të këtij neni, zbatimi dhe interpretimi i këtij ligji nga magjistrati, ashtu si dhe vlerësimi i fakteve dhe provave në çështjet të hetuara nga ai nuk është objekt i procedimit disiplinor.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment