"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 103: Shkeljet disiplinore jashtë ushtrimit të funksionit

1Sipas parashikimeve të shkronjës “c”, të pikës 1, të nenit 101, të këtij ligji, shkelje disiplinore jashtë ushtrimit të funksionit janë në veçanti aktet dhe sjelljet e magjistratit si vijon:

aanëtarësia në subjekte ose ushtrimi i veprimtarive, edhe të ligjshme, por që nuk janë në pajtim me detyrat dhe parimet e ushtrimit të rregullt të funksionit të magjistratit, të parashikuara në nenet nga 6 deri në 8 të këtij ligji;

bpërdorimi i mandatit të magjistratit, me qëllim për të përfituar arritjen e përftimeve të pajustifikuara ose avantazhe për vete ose për të tjerët;

cpranimi dhe ushtrimi i detyrave dhe veprimtarive jashtë funksionit, në mungesë të lejes së miratuar për këtë qëllim, sipas ligjit, nga Këshilli

çshoqërimi me persona që janë nën ndjekje penale ose janë subjekte të një procedimi penal, ose me persona të dënuar, përveç rasteve të rehabilitimit të personave të dënuar, ose persona të cilët janë të afërm me magjistratin në lidhje gjaku ose me ligj, dhe pasja e marrëdhënieve të biznesit të papërshtatshme me këta persona;

dpërfitimi i padrejtë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë i dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çfarëdo lloji, të cilat, qoftë edhe me anë të veprimeve të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit prej tij të pozicionit të magjistratit;

dhshkelje të kryera të detyrimeve të ligjit, në veçanti në lidhje me deklarimin e pasurisë dhe konfliktit të interesit, sipas ligjit

esjellja e papërshtatshme në përmbushjen e detyrimeve, në marrëdhëniet dhe në komunikimin me institucionet shtetërore dhe funksionarët e tyre, dhe raste të tjera me sjellje të papërshtatshme të pajustifikuar.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment