1Shkelje disiplinore për shkak të kryerjes së veprës penale janë:
afaktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është deklaruar fajtor me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, për të cilat ligji parashikon dënim me burgim ose me gjobë;
bfaktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është deklaruar fajtor dhe dënuar me burgim me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale nga pakujdesia;
cfaktet e pranuara nga gjykata, për të cilat magjistrati është dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale të ndryshme nga ato të parashikuara në shkronjat “a dhe “b”, të këtij neni, nëse për vetë natyrën e faktit penal të konsumuar, është diskredituar rëndë figura, autoriteti, dinjiteti si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë;
çfaktet e pranuara nga organi kompetent me vendim të formës së prerë, që për nga vetë natyra e tyre është diskredituar rëndë figura, autoriteti, dinjiteti, si dhe është dëmtuar rëndë besimi i publikut te magjistrati dhe organet e drejtësisë, të cilat përbëjnë vepër penale, pavarësisht se vepra penale është shuar, ndjekja penale nuk mund të fillojë ose nuk mund të vazhdojë, është rehabilituar apo ka përfituar nga falja dhe amnistia.