1Ankesa pranohet nëse përmbush kriteret e mëposhtme:
aparaqitet në formën e përcaktuar, sipas parashikimeve të bëra në pikën 2 të këtij neni;
bi referohet fakteve që kanë ndodhur brenda afatit të parashkrimit për hetimin disiplinor;
cnuk përmban elemente abuzive, nuk është haptazi e pabazuar ose e përsëritur nga i njëjti ankues.
çbëhet ndaj sjelljes së magjistratit, i cili ka qenë në detyrë në kohën kur shkelja e pretenduar ka ndodhur;
dbëhet ndaj sjelljes së magjistratit, të parashikuar si shkelje disiplinore nga ligji në fuqi në kohën kur shkelja e pretenduar ka ndodhur;
dhbëhet ndaj sjelljes së magjistratit që, nëse provohet se është kryer, përbën shkelje disiplinore të parashikuar nga ligji.
2Ankesa paraqitet në formë të shkruar dhe përmban të dhënat e mëposhtme:
agjenealitetet dhe adresën e ankuesit, si dhe nëse ankuesi kërkon konfidencialitetin e identitetit të tij;
bpërshkrim të rrethanave të faktit që pretendohen të kenë ndodhur;
cemrin dhe mbiemrin e magjistratit, gjykatën ose prokurorinë, në të cilën magjistrati ka ushtruar funksionin në kohën kur ka ndodhur shkelja e pretenduar.