1Për ankesën që nuk ka informacion të qartë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë verifikon nëse ka fakte të mjaftueshme që justifikojnë fillimin e hetimit.
2Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund t’i kërkojë ankuesit të paraqesë dokumente shtesë ose të japë shpjegime për mënyrën dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur shkelja e pretenduar.
3Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të marrë çdo informacion tjetër nga këshilli, gjykata ose prokuroria përkatëse.
4Në rast se nuk ka fakte të mjaftueshme për të justifikuar fillimin e hetimit, ankesa arkivohet.
5Vendimi i arsyetuar për arkivimin e ankesës i njoftohet ankuesit dhe magjistratit ndaj të cilit është paraqitur ankesa. Ankuesi ka të drejtë të ankimojë këtë vendim në Këshill, brenda një jave nga marrja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.