1Inspektori i Lartë i Drejtësisë fillon hetimin nëse ka dyshime të arsyeshme se shkelja mund të jetë kryer, bazuar në faktet dhe provat e mbledhura, që justifikojnë fillimin e hetimit.
2Inspektori i Lartë i Drejtësisë merr vendim për fillimin e hetimit, pavarësisht zhvillimit të një procesi gjyqësor apo administrativ në lidhje me të njëjtat fakte.
3Vendimi i arsyetuar për fillimin e hetimit i njoftohet ankuesit, magjistratit dhe Këshillit. Vendimi duhet të përmbajë të paktën:
aemrin e inspektorëve të ngarkuar me hetimin;
bobjektin e hetimit, duke treguar shkeljen e dyshuar;
cparashtrimin e rrethanave të faktit të pretenduara;
çprovat e mbledhura;
dperiudhën kohore përkatëse për hetimin;
dhparashtrimin e të drejtave të magjistratit në lidhje me hetimin disiplinor, si dhe të drejtën e magjistratit dhe të ankuesit për të dorëzuar parashtresë dhe dokumente mbështetëse, brenda tre javëve nga marrja e vendimit.
4Në rastet kur shkelja ka të bëjë me sjellje ose veprime të përsëritura, objekti i hetimit, sipas pikës 3, shkronja “b”, të këtij neni, përmban sjelljet e magjistratit në rastet e tjera, në lidhje me të njëjtën situatë brenda periudhës kohore të përcaktuar në vendimin për fillimin e hetimit, në mënyrë që të verifikohet nëse janë vërejtur sjellje të tilla apo të përsëritura.