1Inspektori i Lartë i Drejtësisë vendos pezullimin e hetimit disiplinor kur është duke u zhvilluar hetim penal ose një proces gjyqësor penal, administrativ ose civil:
anë të cilat, njëra nga palët është magjistrati;
bshkelja e dyshuar lidhet me të njëjtat fakte, për të cilat do të merret vendimi.
2Hetimi pezullohet deri në dhënien e vendimit të formës së prerë të institucionit kompetent.
3Ankuesi, magjistrati, gjykata, prokuroria dhe Këshilli njoftohen me shkrim për vendimin e pezullimit. Gjykata, prokuroria e interesuar ose institucione të tjera i dërgojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë pa vonesë çdo vendim që merret gjatë hetimit dhe procesit përkatës.
4Inspektori i Lartë i Drejtësisë i referohet vetëm fakteve mbi të cilat bazohet vendimi i formës së prerë i gjykatës. Vendimi i formës së prerë i gjykatës në favor të magjistratit nuk pengon hetimin nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për të përcaktuar përgjegjësinë disiplinore të magjistratit.
5Pezullimi i hetimeve ndërpret afatet e procedimit të parashikuara nga neni 117, i këtij ligji, për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.
6Vendimi për pezullimin e hetimit nuk ankimohet.