1Magjistrati është palë në proces që nga momenti i fillimit të hetimit, sipas nenit 123 ose 124, të këtij ligji, dhe i garantohet aksesi në dosjen e hetimit në atë masë që është në përputhje me objektin e hetimit.
2Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të kërkojë nga magjistrati informacion, dokumente ose çdo provë që është e nevojshme për hetimin.
3Inspektori i Lartë i Drejtësisë i njofton magjistratit të interesuar ose përfaqësuesit të tij, vendimin për arkivimin e ankesës, për fillimin hetimit, shtimin ose ndryshimin e objektit të tij, si dhe mbylljen e hetimit, brenda pesë ditëve nga marrja e vendimit përkatës.