1. Me përjashtim të rasteve kur në ligj parashikohet ndryshe, magjistratët e komanduar, të cilët kanë ushtruar më parë funksionin e magjistratit, vazhdojnë të marrin pagën në përputhje me kriteret e karrierës dhe vjetërsisë për funksionet e kryera më parë.
2. Me përjashtim të rasteve kur në ligj parashikohet ndryshe, për magjistratët e komanduar, të cilët nuk kanë ushtruar më parë funksionin e magjistratit, zbatohen rregullat për caktimin e pagës së magjistratit të shkallës së parë.
3. Në rastet kur për pozicionet e komanduara zbatohet një skemë e veçantë pagash, magjistrati, përfiton pagën sipas kësaj skeme të veçantë gjatë komandimit. Pas mbarimit të mandatit të komandimit, magjistrati paguhet në bazë të pagës së pozicionit në të cilin kthehet, transferohet, caktohet ose ngrihet në detyrë.
4. Magjistrati i komanduar merr pagën më të lartë ndërmjet dy pagave. Në rastet kur pozicioni i komanduar nuk paguhet nga buxheti gjyqësor ose i prokurorisë, paga e parashikuar për pozicionet e komanduara në institucione të tjera mbulohet nga buxheti i këtij institucioni, ndërsa diferenca në pagën përkatëse të magjistratit mbulohet nga buxheti gjyqësor ose i prokurorisë.