1. Për ushtrimin e funksionit të kryetarit të gjykatës ose të prokurorisë, magjistrati përfiton 10 për qind shtesë page mbi pagën bruto fillestare të tij.
2. Për ushtrimin e funksionit të zëvendëskryetarit, kryetarit të seksionit, magjistratit të shtypit, këshilltarit të etikës ose të magjistratit udhëheqës, magjistrati përfiton 5 për qind shtesë page mbi pagën bruto fillestare të tij.
3. Këshillat miratojnë rregulla të hollësishme për kompensimin e shpenzimeve të magjistratëve të deleguar për të ushtruar funksionin e tyre në një degë të gjykatës dhe të prokurorisë.
4. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton rregulla të hollësishme për kompensimin e punës jashtë orarit të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme të organizuar në raste të veçanta.
5. Për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ose funksione të tjera të magjistratëve, parashikuar në këtë ligj, do të ndiqen rregullat e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për shpërblimin e anëtarëve të organeve kolegjiale.