1Kur Inspektori i Lartë i Drejtësisë vlerëson se marrja në pyetje e magjistratit, dëshmitarëve ose personave të tjerë paraqet rëndësi për hetimin, i njofton ata lidhur me kohën dhe vendin e seancës së marrjes në pyetje.
2Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka për detyrë të sigurojë që seanca e marrjes në pyetje të regjistrohet në audio, sipas procedurës së mëposhtme:
apersoni që merret në pyetje duhet të informohet se seanca përkatëse do të regjistrohet në audio;
bregjistrimi duhet të përmbajë gjenealitetet e personave që janë thirrur për t’u pyetur;
cnë rast ndërprerjeje të seancës së marrjes në pyetje, përpara se regjistrimi audio të përfundojë, regjistrohet ora, shkaku i ndërprerjes, si dhe ora e rifillimit të seancës;
çnë përfundim të seancës, personi i marrë në pyejtje mund të saktësojë çdo gjë që ka deklaruar, si dhe të shtojë gjithçka që vlerëson. Më kërkesën e personit të marrë në pyetje, regjistrimi dëgjohet, si dhe regjistrohen korrigjimet dhe shpjegimet e tij në lidhje me deklarimet e mëparshme. Në mbarim të seancës së marrjes në pyetje regjistrohet ora e përfundimit të saj.
3Regjistrimi audio i seancës së marrjes në pyetje duhet të përmblidhet në procesverbal, si dhe mund të transkriptohet. Magjistrati nënshkruan procesverbalin e marrjes në pyetje, si dhe transkriptimin e regjistrimit audio nëse është bërë i mundur.
4Regjistrimi audio, transkriptimi i tij, nëse është bërë i mundur, si dhe procesverbali i seancës së marrjes në pyetje bëhen pjesë e dosjes.