1Çdo organ publik, person fizik ose juridik duhet të zbatojë kërkesat e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për marrje informacioni, dokumente ose prova të tjera që lidhen me hetimin, brenda afateve kohore të arsyeshme, të përcaktuara nga inspektori në kërkesën e tij, me përjashtim të rasteve kur dhënia e tyre është e kufizuar me ligj.
2Nëse gjatë hetimit disiplinor të magjistratit ekzistojnë nevoja thelbësore dhe specifike për të marrë dokumente, informacione, regjistrime telefonike ose prova të tjera, të cilat mbrohen nga garancitë për konfidencialitet ose mbrojtjen e të dhënave personale, Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund t’i kërkojë Gjykatës së posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, lëshimin e një urdhri për dhënien e informacionit të kërkuar për magjistratin.
3Kërkesa duhet të përmbajë ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se magjistrati ka kryer shkeljen, si dhe se informacioni i kërkuar është thelbësor për të përcaktuar nëse shkelja ka ndodhur.
4Inspektori i Lartë i Drejtësisë përsërit kërkesën, në rastin kur personi ose subjekti, të cilit i drejtohet kjo kërkesë, nuk e përmbush atë brenda afatit të caktuar, duke informuar në rastin e personit juridik edhe drejtuesin e tij. Në rastin kur personi ose subjekti, të cilit i drejtohet kjo kërkesë, nuk përmbush kërkesën e përsëritur brenda afatit të caktuar, Inspektori i Lartë i Drejtësisë mund të vendosë gjobë deri në 100 000 lekë, si dhe njofton organin përgjegjës disiplinor.
5Urdhri për vendosjen e gjobës është titull ekzekutiv. Shërbimi përmbarimor ngarkohet me ekzekutimin e vendimit përkatës.
6Ndaj vendimit mund të ushtrohet ankim në Këshillin përkatës brenda 24 orëve nga marrja dijeni e tij.