1Inspektori i Lartë i Drejtësisë dokumenton çdo veprim hetimor me procesverbal.
2Procesverbali duhet të përmbajë:
aemrin dhe mbiemrin e inspektorit që kryen veprimin;
bdatën e kryerjes së veprimit;
csubjektin dhe objektin e veprimit;
çpjesëmarrësit;
dpërshkrimin e hollësishëm të veprimit të kryer;
dhnënshkrimin e inspektorit në fund të çdo faqeje, si dhe të personave që marrin pjesë në këto veprime;
3Me përfundimin e hetimit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë harton raportin e hetimit, i cili përmban të paktën:
aemrin dhe mbiemrin e inspektorit kompetent;
bshkaqet për të filluar hetimin, subjektin dhe objektin e hetimit, sipas përcaktimeve të bëra në vendimin për fillimin e hetimit, ndryshimin ose shtimin e objektit të hetimit;
cveprimet e kryera gjatë hetimit;
çpërmbledhjen e deklaratave të magjistratit përkatës dhe të personave të tjerë ose institucioneve;
dparashtrimin e fakteve të pranuara dhe të papranuara, ashtu si edhe të provave, si dhe vlerësimin e vërtetësisë dhe fuqisë provuese të tyre;
dhanalizën ligjore të fakteve të pranuara që mbështesin përfundimin se shkelja disiplinore e pretenduar është kryer ose se hetimi duhet mbyllur;
epropozimin për mbylljen e hetimit ose për fillimin e procedimit disiplinor dhe propozimin për caktimin e masës disiplinore.