1Inspektori i Lartë i Drejtësisë mbyll hetimin, nëse provohet se pretendimet janë të pabazuara ose provat e mbledhura dhe rezultatet e hetimit të çojnë drejt përfundimit se:
aprovat janë të pamjaftueshme për të provuar kryerjen e shkeljes disiplinore;
bçështja ka qenë objekt i një hetimi të mëparshëm që është mbyllur ose për të cilën është dhënë vendim i formës së prerë, në kuadër të një procedimi disiplinor;
cçështja është parashkruar në kohën kur është filluar hetimi, për shkak të kalimit të afateve;
çmagjistratit i mbaron statusi, bazuar në kriteret e parashikuara, në shkronjat “b” deri në “ç”, të pikës 1, të nenit 64, të këtij ligji ose nuk ushtron funksionin e tij në mënyrë të përhershme, sipas parashikimeve të nenit 67 të këtij ligji;
dmagjistrati ka vdekur.
2Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet t’i njoftojë vendimin magjistratit të interesuar ose përfaqësuesit të tij ankuesit dhe Këshillit përkatës. Vendimi duhet të përmbajë arsyet për mbylljen e hetimit, sipas pikës 1 të këtij neni. Vendimi tregon të drejtën e ankuesit për të ankimuar këtë vendim në Këshillin përkatës. Ankuesi ka të drejtë të ankimojë këtë vendim në Këshill, brenda një jave nga data e marrjes së vendimit të arsyetuar.
3Në rastet kur magjistrati ka dalë në pension, Inspektori i Lartë i Drejtësisë harton raportin përfundimtar, i cili përmban përmbledhje të pretendimeve për shkeljen disiplinore, provat e mbledhura dhe konkluzionet. Raporti mbyll procesin hetimor, si dhe iu bëhet me dije palëve dhe Këshillit përkatës.
4Faktet e zbuluara gjatë hetimit, të cilat nuk justifikojnë fillimin e procedimit disiplinor, por që mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin etik dhe profesional, duhet t’i paraqiten Këshillit për shqyrtim të mëtejshëm.