"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 144: Ndryshimi ose shtimi i objektit të procedimit disiplinor

1Kur Këshilli çmon se çështja nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë dhe të rregullt, pa marrë në shqyrtim një ose disa pretendime të tjera për shkeljen disiplinore ndaj të njëjtit magjistrat, ka të drejtë:

atë urdhërojë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë të ndryshojë ose të shtojë objektin e procedimit disiplinor, në përputhje me këtë ligj, si dhe të hetojë këto pretendime të tjera të paktën brenda afatit njëmujor;

btë vendosë mbi pretendimet e ndryshuara ose të shtuara, nëse nuk është i nevojshëm hetim i mëtejshëm, pasi të ketë dëgjuar palët në procedim.

2Inspektori i Lartë i Drejtësisë vepron sipas parashikimeve të pikës 1, të nenit 136, të këtij ligji.

Përmbajtja

    • 1. Kjo dispozitë synon zhvillimin e një hetimi dhe procedimi disiplinor të plotë dhe të drejtë në funksion të të drejtave për një proces të rregullt ligjor. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (Këshillat), në rastin kur çmojnë se zgjidhja e drejtë e çështjes kërkon marrjen në shqyrtim të një ose disa pretendimeve të tjera për shkeljen disiplinore ndaj të njëjtit magjistrat, duhet të mbajnë parasysh interesin për të garantuar mbrojtjen e integritetit dhe figurës së magjistratit nga akuza të pabaza, si edhe rëndësinë që ka informimi i publikut në lidhje me akuzat e provuara në funksion të administrimit të drejtësisë (shih komentet për nenin 100/2 të këtij ligji).Nga ana tjetër, ajo reflekton dhe kërkesat për zhvillimin e procedimit disiplinor brenda një afati të arsyeshëm dhe administrimin e drejtësisë me efektivitet, duke parashikuar kryerjen e hetimeve për pretendimet e reja, të paktën brenda një muajidhe vlerësimin për moskryerjen e hetimeve të mëtejshme kur konsiderohen të panevojshme (shih komentet për nenin 100/1/a).

      2. Dispozita, krahas dispozitave të tjera që rregullojnë hetimin dhe procedimin disiplinor ndaj magjistratit, synon të përcaktojë në mënyrë të qartëdhe të dallueshme rolet dhe funksionet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) dhe Këshillit gjatë këtij procedimi.Sipas relacionit të projektligjit për Statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, “Procedimi disiplinor rikonceptohet si një sistem garantues ku janë të ndara përgjegjësitë e institucioneve që kryejnë hetimin, institucioneve që marrin vendimin dhe institucioneve që shqyrtojnë ankimin e ushtruar ndaj vendimeve për masat disiplinore, duke i garantuar magjistratit në të gjitha hallkat e kësaj procedure, të drejtën për një proces të rregullt” .

      3. Rregullimi i rastit, kur merret vendim për shtimin ose ndryshimin e objektit të procedimit disiplinor, është në funksion të garancisë, sigurisë ligjore dhe parashikueshmërisë.Të drejtat e magjistratit, ndaj të cilit ka filluar procedimi disiplinor, garantohen më mirë duke marrë në
      konsideratë faktin se çdo ndryshim në objektin e procedimit në lidhje me shkeljet përfshihet në një akt, i cili duhet të nxirret nga ILD-ja .

    • 4. Kjo dispozitë rregullon arsyet dhe rastet për ndryshimin ose shtimin e objektit të procedimit disiplinor, përgjegjësitë që kanë Këshilli dhe ILD-ja, si dhe garancitë për magjistratin ndaj të cilitka filluar procedimi disiplinor.
      5. Arsyeja për ndryshimin ose shtimin e objektit të procedimit disiplinor lidhet me interesin dhe përgjegjësinë që çështja të zgjidhet në mënyrë të drejtë dhe të rregullt. Këshilli, për të çmuar nëse është rasti për të vepruar sipas parashikimit të kësaj dispozite, mban parasysh detyrimet që imponojnë parimet e procedimit disiplinor, të përcaktuara në nenin 100 të këtij ligji (shih komentet për këtë nen). Zgjidhja në mënyrë të drejtë dhe të rregullt e çështjes është e ndërvarur nga shqyrtimi i një ose disa pretendimeve të tjera për shkeljen disiplinore ndaj të njëjtit magjistrat. Pretendimet e reja lidhen me njëshkelje disiplinore të re, të ndryshme nga ajo e përcaktuar në objektin e procedimit (shih komentet për nenet 125 dhe 136 të këtij ligji).
      6. Në rastin kur Këshilli çmon se duhet të merren në shqyrtim një ose disa pretendime të tjera për shkelje disiplinore ndaj të njëjtit magjistrat, sipas kushtit të përmendur më sipër, ka kompetencë të zgjedhë ndërmjet dy alternativave. Sipas alternativës së parë, Këshilli urdhëron ILD-në të ndryshojë ose të shtojë objektin e procedimit disiplinor, në përputhje me këtë ligj. ILD-ja është e detyruar të veprojë sipas urdhërimit të Këshillit, duke respektuar rregullat e përcaktuara në nenet 123, 125 dhe 136 të këtij ligj.
      7. Sipas alternativës së dytë, Këshilli, pasi ka pranuar ndryshimin e objektit të procedimit disiplinor, vendos për pretendimet e tjera për shkelje disiplinore ndaj të njëjtit magjistrat, kur plotësohen dykushte. Së pari, hetimi i mëtejshëm i pretendimeve të tjera vlerësohet i panevojshëm. Së dyti, Këshilli nuk mund të vendosë pa dëgjuar palët në procedim.
      8. Dispozita, nga pikëpamja normative, ka natyrë procedurale dhe parashikon rregullime për një aspekt të veçantë, sipas një rendi të caktuar, të procedurave disiplinore. Në këtë kuptim, interpretimi i kësaj dispozite duhet të bëhet në harmoni dhe në mënyrë sistematike me rregullimet e tjera të kreut “Fillimi i procedimit disiplinor”, nenet 138-147 të këtij ligji.

    • a) Ndryshimi ose shtimi i objektit të procedimit disiplinor

      9. Kjo dispozitë rregullon rastet kur vlerësohet se duhet të bëhet ndryshimi ose shtimi i objektit të procedimit disiplinor. Përdorimi i dy koncepteve në këtë parashikim, “ndryshim” dhe “shtim”, nënkupton se dispozita u referohet rasteve të dallueshme.  

      10. Siç u përmend më sipër, në rastin kur Këshilli çmon se duhet të merren në shqyrtim një ose disa pretendime të tjera për shkelje disiplinore ndaj të njëjtit magjistrat, ka kompetencë të zgjedhë ndërmjet dy alternativave. Sipas alternativës së parë, Këshilli urdhëron ILD-në të ndryshojë ose të shtojë objektin e procedimit disiplinor, në përputhje me këtë ligj. 

      11. Vendimi për ndryshimin e objektit të procedimit disiplinor merret kur pretendimet e reja tregojnë se është kryer një tjetër shkelje, një shkelje e ndryshme nga ajoe përcaktuar në objektin e procedimit disiplinor.Për shembull, në një rast, sipas objektit të procedimit disiplinor ndaj magjistratit pretendohet se ka vepruar me pakujdesi në ushtrimin e detyrave që rrjedhin nga funksioni (neni 101, pika 1, shkronja “a”), ndërkohë pretendime të tjera tregojnë se ai nuk ka kryer këtë shkelje, por në mënyrë të pajustifikuar, ka kryer akte dhe sjellje të papërshtatshme gjatë ushtrimit të detyrës, qëdiskreditojnë pozitën dhe figurën e magjistratit (neni 101, pika 1, shkronja “c”).Ndërsa vendimi për shtimin e objektit të procedimit mund të jepet kur ka dyshime të arsyeshme se, përveç shkeljesdisiplinore që pretendohet se është kryer, të përcaktuar në objektin e procedimit disiplinor, ka pretendime dhe dyshime të arsyeshme që lidhen me një shkelje tjetër të re . Për shembull, në rastin e përmendur më sipër, përveç pretendimitse magjistrati ka vepruar me pakujdesi në ushtrimin e detyrave që rrjedhin nga funksioni, pretendohet se ai ka kryer edhe një shkelje tjetër, vonesë, në mënyrë të përsëritur dhe të pajustifikuar, për fillimin e seancës gjyqësore (neni 102, pika 1, shkronja “f”).

      12. ILD-ja duhet të kryejë hetime për pretendimet e tjera, sipas ndryshimit ose shtimit të objektit të procedimit, duke respektuar kërkesat e neneve 123-136 të këtij ligji. Hetimi për këto pretendime, duhet të kryhet të paktën brenda një muaji. Vendimi duhet të ketë njëarsyetim të qartë lidhur me dyshimet e arsyeshme se mund të ketë ndodhur një tjetër shkelje, rrethanat faktike tëverifikueshme, sido të vijojë hetimi, cilat janë të dhënat e reja të cilat duhet të mblidhen dhe të verifikohen nga inspektorët etj. Kur pretendohet se është kryer një shkelje tjetër e re, vendimi duhet të qartësojë se cila është shkelja e re, si do tëvijojnë hetimet, çfarë provash duhen mbledhur për të provuar ekzistencën e shkeljes së dytë etj. .

      13. Sipas alternativës së dytë, Këshilli e bën vetë ndryshmin ose shtimin e objektit të procedimit disiplinor, pa urdhëruar ILD-ja. Kjo është e ndërvarur nga plotësimi i dy kushteve. Së pari, hetimi i mëtejshëm i pretendimeve të tjera për shkelje disiplinore ndaj të njëjtit magjistrat vlerësohet i panevojshëm. Këtë vlerësim e bën Këshilli. Vlerësimi nuk paragjykon rrëzimin apo pranimin e kërkesës për procedim disiplinor, sipas nenit 146 të këtij ligji. Së dyti, Këshilli nuk mund të vendosë pa dëgjuar palët në procedim. Kjo është një kërkesë thelbësore që lidhet me të drejtat për njëproces të rregullt ligjor dhe me garantimin e mbrojtjes së integritetit dhe figurës së magjistratit nga akuza të pabaza (shih komentet për nenin 100).

      14. Sipas alternativës së parë, ILD-jandryshon ose shton objektin e hetimit sipas urdhërimit të Këshillit, kryen hetimin e nevojshëm dhe paraqet raportin e hetimit të mëtejshëm brenda një muaji (shih komentet për nenin 136, pika 1). 

    • 15. Hetimi dhe procedimi disiplinor për magjistratët, përpara miratimit të Ligjit për Statusin, rregullohej nga ligje të ndryshme për gjyqtarët dhe prokurorët. Përgjegjësia disiplinore për gjyqtarët e shkallës së parë dhe të dytë rregullohej nga ligji nr. 8811/2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë” (ligji nr.8811), i ndryshuar, ligji nr. 9877/2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe ligji nr. 8678/2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar. Procedimi disiplinor për gjyqtarët kryhej nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) sipas neneve 31 – 35 të kreut V “Procedimi disiplinor” të ligjit nr. 8811/2001 dhe të vendimit nr. 137, datë 21.2.2003 të KLD-së, “Rregullore për procedimin disiplinor të gjyqtarëve”. KLD vepronte gjithnjë në seancë plenare, duke dëgjuar të dyja palët: ministrin e Drejtësisë dhe gjyqtarin.

      16. Procedimi dhe përgjegjësia disiplinore e prokurorëve, me përjashtim të Prokurorit të Përgjithshëm (PP), rregullohej nga ligji nr. 8737/2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 28-34. Kompetenca e fillimit të procedimit disiplinor dhe e dhënies së masave disiplinore i përkiste të njëjtit autoritet – Prokurorit të Përgjithshëm (neni 8, pika 1, shkronja “h” dhe neni 28). PP merrte mendimin e Këshillit të Prokurorisë, i cili zhvillonte seancë dëgjimore me prokurorin në procedim (neni 10, pika 3, shkronja “a”, neni 30 dhe neni 31).

      17. Këto ligje nuk parashikonin rregullime specifike për rastet kur vendosej për ndryshimin ose shtimin e objektit të procedimit disiplinor. Kjo ka qenë më shumë një çështje praktike që vlerësohej nga organet përkatëse të procedimit disiplinor rast pas rasti.

      18. Në Analizën e Sistemit të Drejtësisë, Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë ka bërë një paraqitje të situatës së verifikimit të përgjegjësisë disiplinore të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, por pa u ndalur tek aspektet specifike të procedimit disiplinor, siç janë dhe rregullimet për bashkimin e procedimeve. Ligji për Statusin, duke reflektuar një qasje të re normative, ka bërë unifikimin e të drejtave dhe detyrimeve të gjyqtarit dhe prokurorit në një tekst ligjor të detajuar dhe, pothuajse, gjithëpërfshirës, ku bëjnë pjesë dhe ato për hetimin dhe procedimin disiplinor. Në relacionin shoqërues/shpjegues të Ligjit për Statusin është evidentuar se: “Procedimi disiplinor rikonceptohet si një sistem garantues ku janë të ndara përgjegjësitë e institucioneve që kryejnë hetimin, institucioneve që marrin vendimin dhe institucioneve që shqyrtojnë ankimin e ushtruar ndaj vendimeve për masat disiplinore, duke i garantuar magjistratit në të gjitha hallkat e kësaj procedure, të drejtën për një proces të rregullt” . Po në këtë kuptim, si një nga synimet e ligjit evidentohet se “bazuar në standardet ndërkombëtare, projektligji përcakton në mënyrë të qartë dhe objektive dispozitat materiale dhe procedurale lidhur me procedimin disiplinor ndaj magjistratëve” . Në këtë relacion nuk janë përmendur të gjitha elementet e ligjit lidhur me rregullat për procedimin disiplinor, por shënohet si risi e Ligjit për Statusin përcaktimi i plotë dhe i qartë i procedurës hetimore dhe disiplinore.

       

    • 19. Dokumentet bazë ndërkombëtare të përdorura për konceptimin dhe përfshirjen e rregullave për përgjegjësinë disiplinore te Ligji për Statusin, siç citohet edhe në relacionin shpjegues, janë Raporti i Rrjetit Europian për Këshillat e Gjyqësorit (ENCJ) “Standardet Minimale Gjyqësore V, Procedimet disiplinore dhe përgjegjësia e gjyqtarëve”, dhe Opinioni nr.3 (2002) i Këshillit Konsultativ të Gjyqtarëve Europianë, për rregullat dhe parimet që normojnë sjelljen profesionale të gjyqtarëve, në veçanti etikën, paanshmërinë dhe papajtueshmërinë me detyrën. Këto dokumente vendosin theksin te parimi i procesit të rregullt disiplinor.

       

  • Shih standardet dhe referencat te komentet për nenin 138.

     

  • - Analizë e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri, qershor 2015, hartuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/dokumenti_shqip_0.pdf.

    - Relacioni për projektligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, http://www.reformanedrejtesi.al/sites/default/files/relacioni-1.pdf .

     

  • Kushtetuta:
    Nenet: 147, 147/a, 147/d, 149, 149/a.

    Ligji:
    Ligji nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, nenet 100-147.

     

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Manual për hetimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve’, EURALIUSIV, korrik 2017, https://euralius.eu/old/images/2017/Manual-per-Hetimet-Disiplinore-ndaj-Gjyqtareve-dhe-Prokuroreve-AL-17-09-07.pdf

  • Kushtetuta:
    - Kushtetuta, nenet 140 dhe 149 pika 2 të Kushtetutës, përpara ndryshimit me ligjin nr. 76/2016;

    Ligje:
    - Ligji nr. 9877/2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
    - Ligji nr. 8811/2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.
    - Ligji nr. 8678/2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar.
    - Ligji nr. 8737/2001, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

    Akte nënligjore
    - Vendimi nr. 137, datë 21.2.2003 iKLD-së “Rregullore për procedimin disiplinor të gjyqtarëve”.

     

Sokol Berberi,
Sokol Berberi