1Magjistrati pezullohet nga detyra me vendim të Këshillit përkatës kur:
andaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
bai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje.
2Pezullimi, sipas pikës 1, të këtij neni, zgjat:
agjatë periudhës së arrestit në burg ose arrestit në shtëpi, në rastin e parashikuar në pikën 1, shkronja “a”, të këtij neni;
bderi në pushimin e çështjes penale ose në dhënien e një vendimi të formës së prerë, në rastin e parashikuar në pikën 1, shkronja “b”, të këtij neni.
3Kryetarët e gjykatave dhe të prokurorive, të cilët marrin vendimet përkatëse, detyrohen të njoftojnë Këshillin për faktet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni. Këshilli, menjëherë pasi merr informacionet nga prokuroria ose gjykata, vendos pezullimin për shkak të ligjit të magjistratit.