1Nëse Këshilli krijon bindjen se qëndrimi në detyrë i magjistratit të akuzuar paragjykon hetimin penal ose disiplinor, pengon përfundimin në mënyrë të drejtë ose të rregullt të hetimit penal ose disiplinor apo diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit, mund të pezullojë magjistratin nga detyra nëse:
andaj magjistratit ka nisur një hetim penal;
bai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer nga pakujdesia;
ckanë filluar hetimet ose procedimet disiplinore për shkelje disiplinore.
2Nëse Këshilli krijon bindjen, bazuar në provat e mjaftueshme, sipas parashikimeve të nenit 67, të këtij ligji, që magjistrati nuk mund të qëndrojë përkohësisht në detyrë për shkaqe që lidhen me shëndetin fizik ose mendor, mund ta pezullojë nga detyra magjistratin.
3Në rast se përfundon pezullimi i detyruar, Këshilli mund të vendosë pezullimin e magjistratit në përputhje me këtë ligj.