1Këshilli mban një regjistër për çështjet disiplinore të filluara ndaj magjistratëve, si dhe vendimet e formës së prerë të marra në këto procedime.
2Këshilli mban të dhëna për të gjitha masat disiplinore në fuqi, përveç “vërejtjes konfidenciale”. Masat e tjera disiplinore shuhen dhe fshihen nga regjistri pas kalimit të afateve të mëposhtme nga data e hyrjes në fuqi të masës disiplinore:
ady vjet për “vërejtjen publike” dhe trajnimin si masë disiplinore plotësuese;
btre vjet për uljen e përkohshme të pagës, për rastet kur paga ulet deri në shumën e pagës mujore;
ckatër vjet për uljet e përkohshme të pagës më të larta se shuma e pagës mujore dhe uljen në detyrë;
çpesë vite për pezullimin si masë disiplinore.
3Masa disiplinore e shkarkimit nga detyra nuk shuhet dhe nuk fshihet nga regjistri.