"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 153: Fillimi i procedimit të pezullimit

1Pezullimi nga detyra i magjistratit, në kuptimin e nenit 152, mund të vendoset nga një Këshill:

ame nismën e vet;

bme kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë;

cme kërkesë të gjyqtarit ose prokurorit që ka ndërmarrë veprime ose vendime për rastet e parashikuara nga pika 1, shkronjat “a” dhe “b”, të nenit 152, të këtij ligji;

çme kërkesë të kryetarit të gjykatës ose prokurorisë përkatëse, lidhur me çështjet e referuara në pikën 2, të nenit 152, të këtij ligji.

Përmbajtja

      1. Qëllimi i nenit 153 është ofrimi i garancive gjatë procedimit disiplinor nëpërmjet qartësisë në përcaktimin shprehimisht të organit kompetent që mund të kërkojë pezullimin e magjistratit, sipas nenit 152. Në vijim të garancive procedurale që ofron ligji në tërësi për procedimin disiplinor, vetë kreu mbi pezullimin detajon më tej disa elemente të rëndësishme lidhur me hapat proceduralë që duhen respektuar. Një nga këta është i parashikuar në nenin 153, i cili parashikon vetëm Këshillin dhe ILD-në, si organe kompetente që vlerësojnë nevojën për pezullimin e magjistratit gjatë këtij procesi dhe e vënë në lëvizje atë, sipas rregullave të parashikuara për këtë qëllim. Edhe kjo dispozitë, ashtu si edhe nenet e tjera në vijim, është në funksion të qartësisë dhe sigurisë, si elemente përbërëse të procesit të rregullt ligjor, që duhet respektuar në çdo procedurë administrative dhe gjyqësore. Vlen të theksohet se qartësia që ofron kjo dispozitë u shtua me riformulimin e saj në vitin 2019, i cili është më orientues dhe pajtohet më mirë me rolin e Këshillit dhe ILD-së si organe proceduese.

       

      1. Neni 153 bën pjesë në kreun V “Pezullimi”, i cili është përfshirë në pjesën V për Përgjegjësinë Disiplinore, Civile dhe Penale të magjistratit. Kreu V mbi pezullimin ka 7 nene që lidhen me pezullimin e magjistratit, ku parashikohen elemente të veçanta të lidhura me të, si: afatet, kohëzgjatja, njoftimi, ankimi si dhe pasojat lidhur me pagën dhe përfitimet e tjera gjatë kohëzgjatjes së pezullimit. Neni 153, që parashikon subjektet që mund të kërkojnë pezullimin e magjistratit, vjen pas parashikimit të dy rasteve të pezullimit: pezullimit të detyruar (neni 151) dhe pezullimit gjatë procedimit disiplinor (neni 152).

       

      1. Neni 153ka një strukturë të thjeshtë dhe përbëhet vetëm nga një pikë, ku parashikohen shprehimisht subjektet që kanë diskrecion të kërkojnë pezullimin. Ata janë: Këshilli dhe ILD-ja. Në dispozitë nuk bëhet ndonjë dallim se kur mund të kërkojë secili prej tyre pezullimin, pasi kjo del nga përmbajtja, e cila i referohet rastit të nenit 152, pra kur pezullimi del i nevojshëm gjatë procedimit disiplinor.

       

      1. Siç u përmend më lart, neni 153, para riformulimit në vitin 2019, parashikonte edhe dy subjekte të tjera që mund të kërkonin pezullimin nga Këshilli: a) gjyqtari ose prokurori që kishte nisur një hetim penal ose proces penal kundër magjistratit dhe b) kryetari i gjykatës ose prokurorisë ku ushtron detyrën gjyqtari i cili është në pamundësi fizike ose mendore për të ushtruar detyrën. Të dyja këto raste lidhen po ashtu me formulimin e mëparshëm të nenit 152, i cili u shfuqizua nga GJK-ja dhe u rihartua nga ligjvënësi[1]. Në këtë kuadër u ripanë edhe subjektet që mund të kërkojnë pezullimin e magjistratit, duke u ngushtuar në 2: këshillin si organ që vendos mbi pezullimin dhe ILD-në si organ që kryen hetimin disiplinor. Në fakt, dy subjektet që parashikoheshin para 2019-ës ishin përfshirë më shumë për shkak të marrjes dijeni prej tyre të fakteve që mund të përbënin shkak për pezullimin e magjistratit, gjë që në fakt nuk mund të barazohet me pasjen e diskrecionit për të kërkuar pezullimin. Subjektet që kanë dijeni për fakte dhe rrethana që çojnë në pezullimin e magjistratit përfshihen në rregullimin e nenit 154 të këtij ligji.

       

       

      [1] Shih nenin 22 të ligjit nr.48/2019 që riformulon nenin 152 të ligjit për statusin.

    •  

      1. Subjektet
      2. Neni 153 ka si subjekte Këshillin dhe ILD-në, të cilat janë organe të ngarkuara me procedimin disiplinor të magjistratit. Këto organe janë ngarkuar, gjithashtu, edhe me përgjegjësinë për të vlerësuar nisjen e procedimit të pezullimit të magjistratit,nëse plotësohen kushtet e parashikuara në nenin 152, të cilat lidhen me:(I) dëmtimin e rezultatit të procedimit disiplinor, (II) pengimin e konkluzionit të drejtë ose të rregullt të procedimit, ose (III) diskreditimin e rëndë të pozitës dhe figurës së magjistratit (shih nenin 152, pika 1).

       

      1. Subjekt i kësaj dispozite është edhe magjistrati, ndaj të cilit kërkohet vendosja e masës së pezullimit gjatë procedimit disiplinor, sipas nenit 152.

       

      1. Diskrecioni i Këshillit dhe ILD-së për të kërkuar pezullimin

       

      1. Neni 153 ka parashikuar vetëm organet që mund të kërkojnë vendosjen e pezullimit, të cilat janë Këshilli, me nismën e tij,si dhe ILD-ja, me kërkesë. Ndërsa për rastet dhe kushtet në të cilat mund të vendoset pezullimi, ky nen bën referim te neni 152 i ligjit. Ashtu siç është theksuar edhe në komentin e neneve 151 dhe 152, ILD-ja ka detyrimin që të njoftojë dhe t’i kërkojë Këshillit pezullimin e magjistratit kur ndodhet para shkaqeve që sjellin pezullimin e detyruar (neni 151), ose t’i kërkojë Këshillit pezullimin për shkak të fillimit të procedimit disiplinor (nenit 152). Kjo nënkupton se ILD-ja mund të kërkojë pezullimin në çdo fazë të procedurës së hetimit pa vendosur ende mbylljen e hetimit (shih komentin e nenit 127).

       

      1. Po ashtu edhe Këshilli ka kompetencë të vlerësojë kryesisht nëse ndodhet para një prej rasteve që mund të vendoset pezullimi, duke iu referuar sërish nenit 152. Dhënia e kësaj kompetence organit që vendos për pezullimin dhe për masën disiplinore nuk sjell ndonjë pasojë sa i takon prezumimit të përgjegjshmërisë së magjistratit, pasi siç është theksuar, vendosja e masës së pezullimit jo vetëm është e përkohshme por edhe nuk kompromenton rezultatin e procesit disiplinore (shih për më tepër komentin e nenit 152).

       

      1. I njëjtë me atë të neneve të tjera të kreut V “Pezullimi”.

       

    • Asnjë koment
    1. I njëjtë me atë të neneve të tjera të kreut V “Pezullimi”.

     

  • Asnjë koment
  • Kushtetuta: nenet 140, 148/d.

    Ligji për statusin: nenet 127, 151, 152.

     

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Arta Vorpsi
Arta Vorpsi