"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 154: Njoftimet për Këshillin

1Kryetari përkatës informon Këshillin menjëherë me marrjen dijeni të fakteve të renditura në nenet 151 dhe 152 të këtij ligji.

2Autoritetet përgjegjëse njoftojnë menjëherë Këshillin kur:

amagjistrati është në arrest në burg ose arrest shtëpie;

bfillohen hetimet penale ndaj magjistratit;

cmagjistrati merr cilësinë e të pandehurit për një vepër penale;

çfillohen hetimet disiplinore.

Përmbajtja

    • 1.Edhe neni 154, ashtu si nenet e tjera që parashikojnë aspekte procedurale të procesit të pezullimit,ka për qëllim të ofrojë garanci dhe qartësi për këtë proces.Detyrimi i institucioneve përgjegjëse për të vënë në dijeni Këshillin në çdo rast që mund të përbëjë shkak për vendosjen e masës së pezullimit ndaj magjistratit është një nga hapat kryesorë të procesit. Kjo gjë ka për qëllim disiplinimin e organeve shtetërore për të vënë në dijeni organet e ngarkuara me procedimin disiplinor të magjistratit për fakte dhe rrethana që mund të passjellin nisjen e këtij procedimi, përfshi edhe pezullimin nga detyra. Nga ana tjetër, marrja dijeni në kohë nga Këshilli i çdo fakti apo rrethane që mund të passjellë pezullimin e magjistratit i shërben edhe ruajtjes së integritetit të sistemit të drejtësisë jo vetëm nga Këshilli që ka për detyrë të vlerësojë sa më parë shkaqet e pezullimit, por edhe të të gjithë autoriteteve të tjera që për shkak të detyrës mund të vinë në dijeni të tyre.

      1. Neni 154 bën pjesë në kreun V “Pezullimi”, i cili është përfshirë në pjesën V për Përgjegjësinë Disiplinore, Civile dhe Penale të magjistratit. Kreu V mbi pezullimin ka 7 nene që lidhen me pezullimin e magjistratit, ku parashikohen elemente të veçante të lidhura me të, si:shkaqet e pezullimit, afatet, kohëzgjatja e pezullimit, njoftimi, ankimi ndaj vendimit, si dhe pasojat lidhur me pagën dhe përfitimet e tjera gjatë kohëzgjatjes së pezullimit. Neni 154, i titulluar “Njoftimet për Këshillin”, parashikon detyrimin e autoriteteve përgjegjëse për të njoftuar Këshillin dhe vjen pas nenit që parashikon subjektet që mund të kërkojnë pezullimin e magjistratit (neni 153), si dhe 2 rasteve të pezullimit: pezullimit tëdetyruar (neni 151) dhe pezullimit gjatë procedimit disiplinor (neni 152).

       

      1. Neni 154përbëhet nga 2 pika. Pika 1 parashikon detyrimin e kryetarit të Këshillit për të njoftuar Këshillin për faktet dhe rrethanat e parashikuara në nenet 151 dhe 152. Faktet që parashikon neni 151 janë: a) ndaj magjistratit caktohet masa e “arrestit me burg” ose “arrest në shtëpi” dhe b) magjistrati merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje. Ndërsa neni 152 parashikon pezullimin e magjistratit gjatë një procedimi disiplinor kur: a) dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, b) pengon konkluzionin e tij të drejtë ose të rregullt, ose c) diskrediton rëndë pozitën dhe figurën e magjistratit. Në të gjitha këto rrethana, kryetari i Këshillit, pasi merr dijeni sipas pikës 2 të nenit 154, njofton menjëherë Këshillin.

       

      1. Ndërsa pika 2 vendos detyrimin e autoriteteve përgjegjëse për të njoftuar Këshillin menjëherë kur: a) magjistrati është në arrest në burg ose arrest shtëpie; b) fillohen hetimet penale ndaj magjistratit;c) magjistrati merr cilësinë e të pandehurit për një vepër penale; ç) fillohen hetimet disiplinore.
      1. Subjektet
      2. Neni 154 ka si subjekte Këshillin dhe autoritetet përgjegjëse që për shkak të detyrës marrin dijeni lidhur me faktet që imponojnë vendosjen e masës së pezullimit, sipas nenit 151 dhe 152. Konkretisht, autoritetet përgjegjëse mund të jenë: (I) prokuroria (që kërkon vendosjen e masës së sigurimit, sipas pikës 1 të nenit 151), (II) gjykata (që vendos një nga masat e sigurisë sipas pikës 1 të nenit 151), (III) kryetari i gjykatës ose prokurorisë që jep ose propozon masën e sigurisë (sipas pikës 3, të nenit 151), si dhe (IV) ILD, që mund të marrë dijeni gjatë hetimit disiplinor të magjistratit ose në raste të tjera. Nga tërësia e këtyre autoriteteve, ILD-ja është edhe një nga organet që ka kompetencë t’i kërkojë Këshillit vendosjen e pezullimit të magjistratit (shih nenin 153).

       

      1. Subjekt i kësaj dispozite është edhe kryetari iKëshillit, i cili, sapo merr dijeni nga autoritet përgjegjëse sipas pikës 2 të këtij neni, informon menjëherë Këshillin për të marrë në shqyrtim rastin me qëllim konstatimin e rrethanave që imponojnë pezullimin e detyrueshëm sipas nenit 151 ose pezullimin mbi bazën e diskrecionit sipas nenit 152. Përcaktimi i këtij subjekti të posaçëm, pra kryetarit, lidhet me rastin kur pezullimi vendoset kryesisht.

       

      1. Detyrimi për njoftim

       

      1. Neni 154 ka parashikuar rastet dhe autoritetet që njoftojnë Këshillin me qëllim vendosjen e masës së pezullimit ose shqyrtimin e mundësisë për pezullimin e magjistratit. Pika 1 e nenit 154 referon te faktet e renditura në nenet 151 dhe 152, të cilat detyrojnë kryetarin të vërë në dijeni Këshillin për to. Ndërsa pika 2 detyron autoritetet përgjegjëse të njoftojnë menjëherë Këshillin (nëpërmjet kryetarit, sipas pikës 1) për rastet kur (I)pezullimi i magjistratit është i detyrueshëm si dhe (II)pezullimi bëhet mbi bazë të diskrecionit të Këshillit. Në rastin e parë parashikohen faktet që çojnë në pezullimin e detyruar, sipas nenit 151: (a) ndaj magjistratit caktohet masa e “arrestit me burg” ose “arrest në shtëpi” dhe b) magjistrati merr cilësinë e të pandehurit për një vepër penale(pika 2, shkronjat “a” dhe “c”). Ndërsa në rastin e dytë përfshihen: a) fillimi i hetimit penal dhe b) fillimi i hetimit disiplinor ndaj magjistratit (shkronjat “b” dhe “ç”). Në këto raste Këshilli ka të drejtë të vlerësojë nevojën e vendosjes së masës së pezullimit, sipas nenit 152. Për të gjitha rastet e pikës 2, Këshilli ka mundësi të kërkojë kryesisht ose bazuar në kërkesën eILD-së vendosjen e masës së pezullimit ndaj magjistratit, pavarësisht mënyrës së vënies në dijeni për kushtet e pezullimit (shih për më tepër komentin e neneve 151, 152 dhe 153).
      1. I njëjtë me atë të neneve të tjera të kreut V “Pezullimi”.
    • Asnjë koment
    1. I njëjtë me atë të neneve të tjera të kreut V “Pezullimi”.

     

  • Asnjë koment
  • Kushtetuta: nenet 140, 148/d.

    Ligji për statusin: nenet 127, 151, 152, 153

     

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Arta Mandro
Arta Mandro