"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 155: Vendimet e pezullimit dhe ankimet

1Vendimi për pezullimin nga detyra, sipas parashikimit të neneve 151 dhe 152, të këtij ligji, merret nga Këshilli brenda tre ditëve pas paraqitjes së kërkesës ose informacionit.

2Magjistrati ka të drejtë të ankimojë vendimin për pezullimin nga detyra në gjykatën kompetente.

3Paraqitja e ankimit nuk pezullon vendimin për pezullimin nga detyra të magjistratit.

Përmbajtja

    • 1.Neni 155ka qëllim të ofrojë dy elemente garancie për procedurën e pezullimit të magjistratit: (I) afatin e shpejtë të vendimmarrjes së Këshillit dhe (II) të drejtën e ankimit të magjistratit ndaj tij. Përcaktimi i afatit të ngushtë kohor (3 ditë) i shërben disiplinimit të organit vendimmarrës që të veprojë sa më shpejt në vlerësimin e situatave që diktojnë pezullimin e magjistratit, si një masë e përkohshme me pasoja të rënda për karrierën e magjistratit, por edhe për sistemin e drejtësisë në tërësi. Nga ana tjetër, afati i shkurtër është në funksion të garantimit të qartësisë së situatës juridike të magjistratit që pezullohet. Të dyja këto aspekte janë në funksion të garantimit të pavarësisë së magjistratit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë në tërësi.

      1. Neni 155 bën pjesë në kreun V “Pezullimi”, i cili është përfshirë në Pjesën V për Përgjegjësinë Disiplinore, Civile dhe Penale të magjistratit. Kreu V mbi pezullimin ka 7 nene që lidhen me pezullimin e magjistratit, ku parashikohen elemente të veçanta të lidhura me të, si: afatet, kohëzgjatja, subjektet vendimmarrëse dhe ato që kanë detyrimin për njoftim, ankimin ndaj vendimit, si dhe pasojat lidhur me pagën dhe përfitimet e tjera gjatë pezullimit. Neni 155, i titulluar “Vendimet e pezullimit dhe ankimet”, parashikon afatin brenda të cilit Këshilli vendos lidhur me pezullimin e magjistratit, si dhe të drejtën e ankimit ndaj këtij vendimi. Ai vjen pas neneve që parashikojnë:njoftimin e Këshillit për faktet që përbëjnë shkak për pezullim (neni 154); subjektet që mund të kërkojnë pezullimin e magjistratit (neni 153), si dhe 2 rasteve të pezullimit: pezullimit tëdetyruar (neni 151) dhe pezullimit gjatë procedimit disiplinor (neni 152).

       

      1. Neni 155përbëhet nga 3 pika. Pika 1 parashikon detyrimin e Këshillit për të vendosur brenda 3 ditëve nga kërkesa ose marrja e informacionit për pezullimin ose jo të magjistratit nga detyra. Kërkesa mund të paraqitet nga ILD-ja ose nga kryetari, kur procedohet kryesisht. Ndërsa marrja e informacionit vjen nga autoritetet e tjera përgjegjëse (shih nenin 154, pika 2).

       

      1. Më tej, pika 2parashikon të drejtën e ankimit të magjistratit ndaj vendimit të Këshillit për pezullimin e tij nga detyra në gjykatën kompetente. Këtu nuk parashikohet as afati i ankimit dhe as gjykata ku paraqitet ankimi. Këto dy aspekte do të komentohen më poshtë.

       

      1. Ndërsa pika 3përcakton efektin e ankimit, i cili nuk pezullon zbatimin e vendimit të Këshillit ndaj të cilit ushtrohet ankim, sipas pikës 2 të këtij neni.

       

      1. Subjektet
      2. Neni 155 ka si subjekt Këshillin, i cili është organi vendimmarrës lidhur me pezullimine magjistratit nga detyra. Për këtë arsye, ai duhet të dalë me një vendim brenda 3 ditëve nga marrja e kërkesës ose informacionit lidhur me rrethanat që passjellin pezullimin e magjistratit, sipas neneve 151 dhe 152.

       

      1. Subjekti i dytë i kësaj dispozite është magjistrati, ndaj të cilit vendoset masa e pezullimit dhe si i tillë i lind e drejta të paraqesë ankim ndaj vendimit të Këshillit. Ankimi i tij nuk pezullon vendimin e Këshillit, pra magjistrati mbetet i pezulluar deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor mbi vendimin e Këshillit.

       

      1. Afati për vendimmarrjen e Këshillit

       

      1. Pika 1 e nenit 155 ka vendosur një afat për vendimmarrjen e Këshillit për pezullimin ose jo të magjistratit, i cili në pamje të parë duket i shkurtër. Siç u tha më lart, ky afat është në funksion të garantimit sa më të shpejtë të qartësisë mbi pozicionin e magjistratit. Megjithatë, duke qenë se rastet që imponojnë marrjen e masës së pezullimit nga detyra sipas nenit 151 nuk kanë nevojë për vlerësim nga ana e Këshillit, por vetëm konstatohen prej tij (shih komentin e nenit 151), atëherë periudha 3-ditore rezulton të jetë një afat i arsyeshëm. Gjithashtu, edherastet e parashikuara nga neni 152 janë të tilla që bazohen në fakte dhe prova të mbledhura si rregull nga ILD-ja, gjë që nuk dikton nevojën e ndonjë hetimi shtesë për të cilin mund të kërkohet kohë nga ana e Këshillit.

       

      1. Duke qenë sefaktet e parashikuara nga nenet 151 dhe 152 janë të lidhura me veprime të vetë autoriteteve përgjegjëse, këto të fundit provojnë me anë të dokumentacionit ekzistencën ose jo të fakteve dhe rrethanave që çojnë në pezullim. Si rrjedhim, mund të thuhet se vendimi për pezullimin e magjistratit nuk kërkon madje thirrjen dhe dëgjimin e këtij të fundit, por vetëm njoftimin e tij për vendimin e marrë, ndaj të cilit ai mund të ushtrojë ankim gjyqësor.

       

      1. Momenti i fillimit të afatit 3-ditor për Këshillin është dita kur kryetari i Këshillit informohet zyrtarisht ose merr dijeni nga autoritetet përgjegjëse, sipas nenit 154, pika 2. Kryetari, nga ana tjetër, ka detyrimin që menjëherë (kupto: brenda ditës) të njoftojë Këshillin për t’u mbledhur dhe për të vendosur lidhur me kërkesën për pezullim.Nisur nga të gjitha këto konsiderata, rezulton se afati 3-ditor është një afat i arsyeshëm dhe si i tillë imponon Këshillin të jetë sa më efikas në mënyrën e procedimit, për të shmangur çdo zvarritje të procesit.

       

      1. Afati i ankimit dhe gjykata kompetente

       

      1. Pika 2 i njeh magjistratit të drejtën e ankimit ndaj vendimit të pezullimit, duke i garantuar atij të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Kjo e drejtë merr një vlerë të rëndësishme për magjistratin, duke mbajtur parasysh që ai nuk merr pjesë në procesin e pezullimit nga Këshilli. Vlen të përmendet seILD-së nuk i është njohur e drejta e ankimit në rast se Këshilli nuk pranon kërkesën e tij për pezullimin e magjistratit. Ligjvënësi ka preferuar të njohë vetëm të drejtën e magjistratit për t’u ankuar ndaj vendimit të pezullimit, duke mbajtur parasysh pasojat që i vijnë atij drejtpërdrejt së pari si mbajtës i funksionit të gjyqtarit ose të prokurorit dhe së dyti, si individ. Ndërsa sa i takon mbrojtjes së interesit publik të funksionimit të rregullt të sistemit të drejtësisë nëpërmjet ILD-së, ligjvënësi ka parashikuar mjete të tjera në dispozicion të tij (mundësinë e marrjes së fakteve dhe provave nga të gjitha subjektet, ushtrimin e kërkesës për pezullimin e magjistratit etj.).

       

      1. Bie në sy që pika 2 nuk ka parashikuar as afatin brenda të cilit ushtrohet ankimi nga magjistrati, as gjykatën përkatëse ku paraqitet ankimi. Për këtë arsye, mund t’i referohemi rregullave të ngjashme që parashikohen për ankimet dhe juridiksionin gjyqësor përkatës lidhur me to. Kështu, referuar nenit 100, pika 1 të ligjit nr.115/2016,“Për organet e qeverisjes”, ndaj aktit administrativ individual të Këshillit mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit (GJAA), përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. Këtu bëjnë përjashtim aktet administrative individuale që vendosin masa disiplinore, të cilat ankimohen në Gjykatën Kushtetuese. Vendosja e masës së pezullimit nga detyra të magjistratit, sipas nenit 151 dhe 152, është masë e përkohshme që merret ose gjatë procedimit disiplinor (neni 152), ose kur vendoset masa e sigurimit të arrestit (neni 151). Ajo dallohet nga pezullimi si masë disiplinore, e cila vendoset ndaj magjistratit për kryerjen e një shkelje të parashikuar nga ligji (shih komentin e nenit 110të ligjit). Për këtë arsye, ankimi ndaj kësaj mase të përkohshme shqyrtohet nga GJAA-ja dhe jo nga GJK-ja. Shqyrtimi i ankimit nuk pezullon efektet e vendimit të Këshillit, pra magjistrati mbetet i pezulluar deri në fund të gjykimit, për sa kohë gjykata nuk vendos pezullimin e vendimit të Këshillit deri në dhënien e vendimit përfundimtar, sipas rregullave procedurale.

       

    • I njëjtë me atë të neneve të tjera të kreut V “Pezullimi”.

    • Asnjë koment
  • I njëjtë me atë të neneve të tjera të kreut V “Pezullimi”.

  • Asnjë koment
  • Kushtetuta: nenet 140, 148/d.

    Ligji për statusin: nenet 110, 127, 151, 152, 154.

    Ligji “Për organet e qeverisjes”: neni 100, 110.

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Arta Vorpsi
Arta Vorpsi