"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 156: Kufijtë e kohëzgjatjes së pezullimit

1Pezullimi mbi bazë diskrecioni, sipas nenit 152, të këtij ligji, urdhërohet për një periudhë të caktuar kohe dhe nuk mund të vazhdojë pas:

apërfundimit të procedimit përkatës disiplinor ose penal që ka qenë shkak për pezullimin;

briaftësimit fizik ose mendor të magjistratit.

2Këshilli mund të rishikojë pezullimin mbi bazë diskrecioni, të parashikuar në nenin 152, të këtij ligji, dhe vendos sipas rastit:

ata ndryshojë kohëzgjatjen e pezullimit;

bta revokojë pezullimin;

ctë lërë në fuqi pezullimin.

Përmbajtja

    • 1.Neni 156ka qëllim të sanksionojë përkohshmërinë e masës së pezullimit nga detyra, duke përcaktuar shprehimisht rastet e rishikimit të vendimit nga Këshilli dhe llojin e vendimmarrjes lidhur me të, sipas rastit. Me anë të kësaj dispozite ligjvënësi mban parasysh efektin e konsiderueshëm që ka masa e pezullimit nga detyra për magjistratin, masë e cila pavarësisht se vihet sipas kushteve të përcaktuara qartë dhe në mënyrë shteruese duhet të ruajë efektin e përkohshëm dhe të jetë e lidhur pazgjidhshmërisht me shkaqet që imponojnë vendosjen e kësaj mase. Nëse shkaqet që detyrojnë vendosjen e masës së pezullimit bien ose shuhen, edhe masa e pezullimit duhet të bjerë. Në të kundërt, nëse pezullimi kthehet në një masë të përhershme ose me kohëzgjatje të paarsyeshme, ai humbet qëllimin dhe bëhet i paefektshëm.

      1. Neni 156 bën pjesë në kreun V “Pezullimi”, i cili është përfshirë në pjesën V për Përgjegjësinë Disiplinore, Civile dhe Penale të magjistratit. Kreu V mbi pezullimin ka 7 nene që lidhen me pezullimin e magjistratit, ku parashikohen elemente të veçanta të lidhura me të, si: afatet, kohëzgjatja, njoftimi, ankimi si dhe pasojat lidhur me pagën dhe përfitimet e tjera gjatë kohëzgjatjes së pezullimit. Neni 156, i titulluar “Kufijtë e kohëzgjatjes së pezullimit”, parashikon kohën gjatë së cilës mund të pezullohet magjistrati, e cila lidhet me ekzistencën e kushteve që diktuan vendosjen e kësaj mase. Ai vjen pas neneve që parashikojnë:vendimin e pezullimit dhe ankimin ndaj tij (neni 155), njoftimin e Këshillit për faktet që përfshihen në nenet 151 dhe 152 (neni 154); subjektet që mund të kërkojnë pezullimin e magjistratit (neni 153), si dhe 2 rastet e pezullimit: pezullimit të detyruar (neni 151) dhe pezullimit gjatë procedimit disiplinor (neni 152).

       

      1. Neni 156përbëhet nga 2 pika. Pika 1 parashikon se pezullimi i magjistratit është i përkohshëm dhe nuk mund të vazhdojë nëse arsyet e pezullimit pushojnë së ekzistuari. Kjo pikë referon te shkaqet e pezullimit që parashikohen në nenet 151 dhe 152, prandaj kjo normë ka karakter referues.

       

      1. Ndërsa pika 2parashikon mundësinë e rishikimit të vendimit të pezullimit nga Këshilli: (I) kryesisht, (II) me kërkesë të ILD-së, si dhe (III) me kërkesë të magjistratit. Shkaku i rishikimit të vendimit mund të jetë ndryshimi i rrethanave që çuan në vendosjen e masës së pezullimit të magjistratit, sipas neneve 151 dhe 152. Nëse vendimi rishikohet, Këshilli mund të vendosë: a) ndryshimin e kohëzgjatjes së pezullimit; b) revokimin e pezullimit; ose c) lënien në fuqi të pezullimit.

       

       

      1. Subjektet
      2. Neni 156 ka si subjekt Këshillin, i cili është organi vendimmarrës sa i takon pezullimit të magjistratit nga detyra. Për këtë arsye, ai ka të drejtë që kryesisht ose me kërkesë të rishikojë vendimin e dhënë. Gjithashtu, pika 2 i përcakton Këshillit dhe llojin e vendimmarrjes gjatë rishikimit të vendimit. Këshilli ka diskrecion të vlerësojë nëse ndodhet në një prej kushteve që mund të bëhet rishikimi dhe të ndryshojë vendimmarrjen e tij, sipas këtij neni.

       

      1. Po kështu, për të njëjtat arsye, edhe ILD-ja parashikohet si subjekt që vë në lëvizje Këshillin për të rishikuar vendimin e pezullimit, nëse ai është vendosur me kërkesë të tij, ose masa është vënë gjatë një procesi disiplinor të nisur prej tij (shih nenin 127).

       

      1. Kjo dispozitë ka për subjekt edhe magjistratin, ndaj të cilit vendoset masa e pezullimit, i cili ka të drejtë të paraqesë kërkesë për ndryshimin/rishikimin e vendimit të pezullimit nga Këshilli, nëse është i mendimit se shkaqet dhe rrethanat për të cilat u vendos kanë ndryshuar ose nuk ekzistojnë më.

       

      1. Procedura e rishikimit

       

      1. Titulli i nenit 156 është “Kufijtë e kohëzgjatjes së pezullimit”, të cilat në fakt janë parashikuar si në nenin 151 ashtu edhe nenin 152 dhe për këtë arsye referon tekato. Në pamje të parë duketse ka vetëm një kusht për rishikimin e vendimit të pezullimit: “mosvazhdimi i pezullimit, nëse arsyet e pezullimit pushojnë së ekzistuari”. Lidhja e ngushtë midis rishikimit dhe shkaqeve të tij na çon tekushtet e parashikuara në nenet 151 dhe 152, të cilat nëse nuk ekzistojnë më, nuk mund të justifikojnë as vazhdimin e pezullimit. Për këtë arsye, megjithëse titulli i nenit duket sikur lidhet me afate kohore, në fakt ai lidhet ngushtësisht me ekzistencën e fakteve të cilat janë të paparashikueshme në terma kohorë por janë të përcaktueshme nëse interpretohen sipas dispozitave përkatëse procedurale që zbatohen për shembull në rastet e vendosjes së masës së sigurimit personal arrest me burg ose në shtëpi etj.

       

      1. Në fakt, çështja më me rëndësi e nenit 156 është e lidhur me hapësirën e vendimmarrjes së Këshillit për rishikimin e vendimit të pezullimit. Subjektet që kërkojnë rishikimin e vendimit janë natyrshëm Këshilli dhe ILD-ja, me kërkesën e të cilëve vendoset masa e pezullimit, si dhe magjistrati ndaj të cilit vendoset masa. Për sa i takon vendimmarrjes së Këshillit gjatë rishikimit ai duhet të vlerësojë faktet dhe rrethanat të cilat i paraqiten nga ILD-ja ose magjistrati, apo merr dijeni kryesisht, me qëllim ndryshimin e vendimit të tij të mëparshëm. Nëse Këshilli arrin në përfundimin se shkaqet e pezullimit vazhdojnë, ai mund të zgjasë masën e pezullimit edhe për një kohë tjetër, sipas vlerësimit të tij (shkronja “a” e pikës 2). Nëse shkaqet e neneve 151 dhe 152 kanë pushuar së ekzistuari, p.sh. ndaj magjistratit është hequr masa e arrestit me burg ose në shtëpi (neni 151) ose procedimi disiplinor ndaj tij ka pushuar, atëherë Këshilli vendos revokimin e pezullimit (shkronja “b” e pikës 2). Nëse Këshilli nuk arrin të krijojë bindjen se kanë ndryshuar rrethanat e përmendura, atëherë ai vendos lënien në fuqi të pezullimit (shkronja “c” e pikës 2). Ndaj këtij vendimi ligji nuk ka parashikuar ankim.

       

    • I njëjtë me atë të neneve të tjera të kreut V “Pezullimi”.

       

    • Asnjë koment
  • I njëjtë me atë të neneve të tjera të kreut V “Pezullimi”.

  • Asnjë koment
  • Kushtetuta: nenet 140, 148/d.

    Ligji për statusin: nenet 105, 110, 127, 151, 152, 154.

    Ligji “Për organet e qeverisjes”: neni 100.

  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
Arta Vorpsi
Arta Vorpsi