1Këshilltari i gjyqtarit pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, ndihmësi ligjor pranë Prokurorisë e Përgjithshme dhe në gjykatat administrative, si dhe inspektori në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që nuk gëzon statusin e gjyqtarit ose prokurorit, janë subjekt i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
2Subjektet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, vazhdojnë të qëndrojnë përkohësisht në detyrë, në përputhje me parashikimet ligjore, përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, përveç kur marrëdhënia e punës përfundon për arsye ligjore, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
3Ish-këshilltari i gjyqtarit pranë Gjykatës Kushtetuese dhe pranë Gjykatës së Lartë, nëse ka të paktën pesë vjet përvojë profesionale në fushën e së drejtës, duke përfshirë të paktën tre vjet si këshilltar i gjyqtarit ose ndihmës ligjor në këto gjykata, mund të kërkojë t’i nënshtrohet procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
4Subjektet e parashikuara në pikat 1 dhe 3, të këtij neni, të cilët kanë arritur të paktën 60 për qind të pikëve të testit të aftësive profesionale në Shkollën e Magjistraturës, sipas parashikimeve të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kanë të drejtë:
atë ndjekin programin teorik njëvjeçar të Shkollës së Magjistraturës;
btë caktohen brenda afatit 1-mujor pas përfundimit të programit të trajnimit për një vit për të kryer praktikë profesionale në gjykata ose prokurori të ndryshme, duke zbatuar parashikimet e nenit 33, të këtij ligji, për aq sa gjejnë zbatim;
ctë përfitojnë gjatë periudhës dyvjeçare të trajnimit, të parashikuar në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, respektivisht pagë të barabartë me pagën e ndihmësit ligjor, inspektorit ose këshilltarit të gjyqtarit.
5Ndihmësi ligjor, inspektori dhe këshilltari i gjyqtarit, në kuptim të pikës 4, të këtij neni, marrin pjesë në provimin përfundimtar në përmbyllje të vitit të tyre të parë në Shkollën e Magjistraturës. Ata caktohen për praktikë profesionale dhe vlerësohen gjatë saj, në përputhje me nenin 33 të këtij ligji.
6Në përfundim të trajnimit dyvjeçar, ndihmësi ligjor, inspektori dhe këshilltari i gjyqtarit, në zbatim të pikës 4, të këtij neni, renditen sipas rezultateve të provimit përfundimtar në fund të vitit të parë dhe të vlerësimit etik dhe profesional gjatë praktikës profesionale. Ata përfshihen në listën e renditjes dhe emërohen si magjistratë, sipas parashikimeve të këtij ligji, nëse marrin të paktën 70 për qind të pikëve maksimale të mundshme në provimin përfundimtar në fund të vitit të parë, si dhe janë vlerësuar të paktën “mirë” për të gjitha detyrat e dhëna gjatë praktikës profesionale.
7Shkolla e Magjistraturës miraton rregullat për procedurën dhe kushtet për pjesëmarrjen në provimin përfundimtar, kurrikulën dhe pjesëmarrjen në kurset e trajnimit.
8Nëse ndihmësi ligjor, inspektori dhe këshilltari i gjyqtarit, në kuptim të këtij neni, nuk kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit, marrëdhënia e punës së tyre mbaron në datën e fillimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, në zbatim të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”. I njëjti rregull zbatohet edhe për ata, të cilët nuk kanë përfunduar ende procesin e rivlerësimit, por kanë kaluar me sukses testimin e aftësive profesionale në Shkollën e Magjistraturës, në kuptim të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve”. Në rast se institucioni për rivlerësimin merr vendim për masën e shkarkimit, ndërpritet ndjekja e programit të trajnimit dhe subjekti përjashtohet nga programi i trajnimit.
9Nëse ndihmësi ligjor, inspektori dhe këshilltari i gjyqtarit në detyrë kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit, por nuk ndjekin fushën e karrierës së magjistratit, kanë të drejtë për t’u caktuar në një pozicion si nëpunës civil në sistemin e prokurorisë ose nëpunës civil gjyqësor në sistemin gjyqësor që i përshtatet më së miri profilit të tyre aktual dhe për të cilin përmbushin kriteret. Kërkesa për caktim në pozicion paraqitet respektivisht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë brenda një muaji pas publikimit të rezultatit të testimit të Shkollës së Magjistraturës. Në këtë rast marrëdhënia e punës së ndihmësit ligjor, inspektorit dhe këshilltarit të gjyqtarit në detyrë mbaron në ditën e paraqitjes së kërkesës. Ky rregull nuk zbatohet për këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë, nëse kalojnë me sukses procesin e rivlerësimit, sipas parashikimeve ligjore.