"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 166: Dispozitat kalimtare për ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë

1Kanë të drejtë të marrin pjesë në procedurën e rivlerësimit personat, të cilët janë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës dhe që kanë ushtruar funksionin si magjistrat të paktën për tre vjet, ose personat që kanë ushtruar funksionin e magjistratit për 9 vjet, në 20 vitet e fundit, duke përfshirë gjyqtarët në një Gjykatë Ndërkombëtare, Gjykatë të Lartë, Gjykatë Kushtetuese.

2Kriteret që duhet të përmbushin subjektet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni janë:

atë mos jenë shkarkuar për shkelje disiplinore ose kryerjen e veprës penale;

btë mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose funksione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji;

ctë mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar nga sigurimi i shtetit para vitit 1990;

çtë mos kenë qenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të ndonjë shërbimi sekret.

3Brenda dy viteve pas kalimit me sukses të procesit së rivlerësimit, subjektet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, riemërohen si magjistratë. Ata kanë të drejtën për t’u caktuar në një pozicion për të cilin përmbushin kriteret, sipas nenit 47, të këtij ligji, si dhe të kandidojnë në procedurat e ngritjes në detyrë për pozicione për magjistratë ose për pozicione të komanduara ose pozicione që mund të ushtrohen vetëm nga magjistratët.

4Përvoja profesionale në institucionet e drejtësisë, në të cilat mund të komandohen magjistratët, sipas procedurave të këtij ligji, konsiderohet përvojë profesionale si magjistrat.

5Në rast se subjektet e parashikuara në pikën 1, të këtij neni, nuk i janë nënshtruar vlerësimit etik dhe profesional, ata i nënshtrohen vlerësimit profesional, në kuptim të nenit 49 të këtij ligji.

6Anëtari i Kolegjit të Apelit emërohet si gjyqtar në nivel apeli në përfundim të mandatit, përveç rasteve kur ndaj tij është dhënë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment