"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 167: Dispozita kalimtare për magjistratët e komanduar në institucione të tjera

1Për magjistratin e komanduar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji do të zbatohen dispozitat e këtij ligji për aq sa është e mundur.

2Magjistrati i komanduar me vendim të institucioneve të tjera, sipas parashikimeve të ligjit të mëparshëm, afati i komandimit të të cilit mbaron para krijimit të Këshillave, kthehet në vendin e mëparshëm të punës.

3Koha e komandimit përfundon sipas afateve të përcaktuara në vendimin e komandimit të institucionit përkatës, përveç rasteve kur:

amagjistrati kërkon brenda një muaji nga krijimi i Këshillave, që të mbarojë detyrën në pozicionin e komanduar përpara mbarimit të afatit;

bka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VIII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

4Nëse magjistrati kërkon përsëritjen e periudhës së komandimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosin sipas parashikimeve të këtij ligji.

5Magjistrati i komanduar i nënshtrohet procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorive në Republikën e Shqipërisë”.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment