"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 168: "Dispozita kalimtare për inspektorët me statusin e gjyqtarit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë "

1Inspektori dhe Kryeinspektori në detyrë, të cilët kanë statusin e gjyqtarit dhe ushtrojnë funksionet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, konsiderohen magjistratë dhe ndaj tyre zbatohen dispozitat e këtij ligji. Ata i nënshtrohen procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

2Inspektori vazhdon të ushtrojë detyrën e tij, sipas mandatit të mëparshëm, me përjashtim të rasteve kur ka shkaqe për mbarimin e statusit të magjistratit, në zbatim të pjesës III, kreu VII, të këtij ligji, ose si rezultat i procesit të rivlerësimit, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Inspektori në detyrë, sipas këtij neni, mandati i të cilit mbaron para krijimit të Këshillave, ka të drejtë të kthehet në pozicionin e mëparshëm ose të vazhdojë në detyrë edhe 6 muaj pas krijimit të Këshillave. Ai ka të drejtë të kandidojë në procedurën për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë në kuptim të këtij ligji.

3Inspektorët në detyrë, sipas këtij neni, që janë caktuar kryesisht për kryerjen e hetimeve disiplinore, vazhdojnë të ushtrojnë detyrën e inspektorit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe konsiderohen si të komanduar në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në kohën e krijimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Inspektorët në detyrë, të cilët janë caktuar kryerisht për kryerjen e vlerësimin etik dhe profesional konsiderohen si të komanduar përkatësisht në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe përkatësisht në Këshillin e Lartë Gjyqësor, duke asistuar Këshillin në ushtrimin e funksionit për vlerësimin etik dhe profesional.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment