"PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË "   |   96/2016

Neni 171: Dispozitë kalimtare për vlerësimin etik dhe profesional të magjistratëve

1Këshilli i Lartë i Drejtësisë përfundon vlerësimin e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit për periudhën 2007 – 2009 dhe 2010 – 2012, bazuar në rregullat ekzistuese para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit në këtë periudhë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë publikon një raport në pajtim me nenin 98, të këtij ligji, brenda tre muajve.

2Menjëherë me ngritjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit, Këshillat duhet të mbështesin këto organe për realizimin e vlerësimit të aftësive profesionale, në përputhje me ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, duke ndjekur udhëzimet dhe kërkesat e këtyre organeve. Dhënia e ndihmës për këto organe ka përparësi.

3Në të njëjtën kohë me vlerësimin etik dhe profesional të periudhave 2007-2009, 2010 – 2012, Këshillat duhet të vlerësojnë magjistratët për periudhën e përcaktuar në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

4Këshilli përzgjedh në mënyrë rastësore çështjet, në përputhje me parashikimet e nenit 91, të këtij ligji, dhe analizon dokumentet e përzgjedhura nga subjekti i rivlerësimit në zbatim të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Këshilli gjithashtu përzgjedh në mënyrë rastësore edhe 5 dosje të subjektit të rivlerësimit në prani të një Komisioni të Pavarur të Kualifikimit. Këshilli paraqet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të gjitha dokumentet së bashku me një raport analizues të dokumenteve të përzgjedhura nga subjekti rivlerësimit, si dhe 5 dosjet e përzgjedhura në mënyrë rastësore në respektim të kërkesave të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Këshilli, me kërkesë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, paraqet dokumentacion të mëtejshëm. Këshilli ndjek listën, sipas radhës së kërkuar nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit.

5Pas vlerësimit të aftësive profesionale, të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të rivlerësimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose Kolegji i Apelimit, në rast se është ushtruar e drejta e ankimit, i dërgon Këshillit dosjen me vlerësimin e kryer të magjistratit, çdo dokument të përdorur në vlerësimin e aftësive profesionale, si dhe vendimin e formës së prerë të procesit të rivlerësimit. Nëse magjistrati kalon me sukses procesin e rivlerësimit, Këshillat vazhdojnë të bëjnë vlerësimin etik dhe profesional të magjistratëve, në zbatim të ligjit, për aq sa është e mundur, me qëllim që të përcaktojnë gradën e vlerësimit përkatës.

6Vlerësimi etik dhe profesional i kryetarit në cilësinë e këtij funksioni do të realizohet në mënyrë të pavarur nga procesi i rivlerësimit dhe do të kryhet paralelisht. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, brenda tre muajve nga krijimi i tyre, miratojnë programin, duke listuar magjistratët që vlerësohen në cilësinë e kryetarit, në pajtim me këtë ligj. Në përgatitje të këtij programi do të mbahen parasysh raportet për punën e kryetarit, rishikuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, sipas parashikimeve të nenit 30/1, pika 4, të ligjit nr. 8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të ndryshuar.

7Periudha e vlerësimit pas vlerësimit etik dhe profesional të kryer në kuadër procesit të rivlerësimin do të jetë periudha e përcaktuar në nenin 84 të këtij ligji. Këshilli fillon procedurën për vlerësimin etik dhe profesional për periudhën respektive, brenda vitit kalendarik, që ndjek vitin e mëparshëm, i cili është mbuluar nga periudha e vlerësimit të mëparshëm.

8Të dhënat statistikore përpunohen nga gjykata ose prokuroria ku ushtron detyrën magjistrati që do të vlerësohet, si dhe dërgohen nga kryetari te Këshilli përkatës, deri në momentin që Këshillat kanë akses të drejtpërdrejtë në të dhënat e sakta dhe të sigurta statistikore në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve në gjykata dhe në prokurori. Të dhënat statistikore për magjistratin që është në proces vlerësimi i dërgohen Këshillit respektiv nga kryetari i gjykatës ose i prokurorisë, në të cilën magjistrati ka ushtruar detyrën gjatë periudhës për të cilën kryhet vlerësimi. Këshilli përcakton me vendim kohën dhe procedurat e marrjes drejtpërdrejt të të dhënave statistikore nga sistemi.

9Treguesi i numrit të seancave për çështje bëhet pjesë e vlerësimit etik dhe profesional kur statistikat mundësohen në mënyrë elektronike. Nëse kjo nuk është e mundur, ky tregues për vlerësimin dhe zvarritjen e gjykimeve identifikohet dhe vlerësohet vetëm në lidhje me çështjet e zgjedhura me short.

10Deri në përdorimin e shortit elektronik, shorti, sipas nenit 91, të këtij ligji, do të pasqyrohet në procesverbal, që do të nënshkruhet nga të gjithë të pranishmit dhe bëhet pjesë e dosjes së vlerësimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment